10 këngët që Steve Jobs i përdorte për të “stërvitur” trurin

uzika do të thotë shumë gjëra për shumë njerëz, por për sipërmarrësit mund të shërbejë si një mjet esencial kyç i suksesit të tyre. Sipas Dr. Victoria Williamson nga Kolegji Goldsmith i Londrës, “Studimet e imazheve të trurit kanë treguar se pjesë që variojnë të trurit mund të aktivizohen nga një pjesë muzikore.”

Me fjalë të tjera, ju mund të përdorni pjesë specifike të trurit për të “programuar” trurin tuaj në mënyrë që të mendojë dhe ndjejë në mënyra të veçanta.

Jo shumë kohë para vdekjes së tij të parakohshme, Steve Jobs zbuloi aksidentalisht listën e tij të preferuar muzikore gjatë prezantimit të një produkti. Steve Jobs përdorte meditimin për të qenë kreativ, ka shumë mundësi që ai e përdorte muzikën për të alternuar gjendjen e tij të humorit dhe gjendjet e vetëdijes.

Gjithmonë duke patur këtë në mendje, këto janë këngët ikonë, të cilat frymëzonin Steve Jobs, por që mund të frymëzojnë edhe ty:

1. “Imagine” (John Lennon)
Jobs besonte se produktet e tij do ta bënin dhe mund ta bënin botën një vend më të mirë për të jetuar, kështuqë a është surprizë që inspirohej nga kryevepra “Imagine” e John Lennon?

2. “Hard Headed Woman” (Cat Stevens)
Kjo këngë ka shumë mundësi të ketë ndjellë emocionet e mbështetjes dhe respektit që e shoqëruan në jetën bashkëshortore me Laurene Powell Jobs, e cila është një filantropiste.

3. “Highway 61 Revisited” (Bob Dylan)
Kjo këngë me ritëm të shpejtë dhe ironike shpjegon mirë humorin e ‘thartë’ që e shoqëronte Jobs kur i prezantonte botës “produktet e tij të çmendura”.

4. The Goldberg Variations (J.S. Bach)
Bach dhe Jobs ishin që të dy të famshëm për arritjen e thjeshtësisë gati perfekte, edhe kur kishin të bënin me kompleksitetin e melodisë dhe teknologjisë respektivisht.

5. “Truckin’” (The Grateful Dead)
Ashtu si shumica e ekzekutivëve të lartë, Steve Jobs udhëtonte shpesh për arsye biznesi. Kjo këngë mund ta ketë inspiruar Jobs për të qëndruar kreativ gjatë udhëtimeve të tij të gjata dhe të çuditshme.

6. “Late for the Sky” (Jackson Browne)
Kjo baladë që të zhyt në mendime flet për shanset e humbura dhe për të marrë më të mirën nga jeta. Mbase Jobs e dëgjonte këtë këngë për të rifituar balancën dhe perspektivën gjatë periudhave të vështira.

7. “Blue in Green” (Miles Davis)
Kjo pjesë klasike nga trombisti më i famshëm në botë i xhazit është muzika perfekte për të relaksuar dhe “hequr” mendjen pas një dite të gjatë pune.

8. “Beast of Burden” (The Rolling Stones)
Rollingstone-t klasikë na mësojnë të jemi po të njëjtët individë, pavarësisht presionit të asaj që na do ‘bota’ të jemi.

9. “Won’t Get Fooled Again” (The Who)
Jobs ka bërë gabime në jetën e tij, por kurrë të njëjtin gabim dy herë. Duke patur këtë në mendje, kjo mund të ketë qenë startegjia e tij e biznesit.

10. “Blowin’ in the Wind” (Peter, Paul & Mary)
Nëse “Imagine” e Lennon përfaqësonte këngën reth botës së preferuar të Jobs, kjo këngë (e shkruar nga Bob Dylan) pa dyshim i sillte në mend atij se çfarë ngelej për t’u përmirësuar nga bota.