10 gjërat për reklamat që ju duhet të dini

Këtu është gjithçka që ju duhet të dini në botën e reklamave sot.

1.Facebook ka pranuar se artificialisht ka ngritur metrikën mesatare të shikimeve të videove. Është e turpshme për Facebook, por ndoshta jo aq e keqe sa duket.

2. Yahoo ka konfirmuar shkelje të mëdha të të dhënave. Ky mund të jetë hakimi më i madh i të gjitha kohërave – dhe kjo paraqet disa pyetje serioze në lidhje me marrëveshjen e Verizon.

3. Operacioni Amerikan ‘The Guardian’ thuhet se ka ulur parashikimet e saj të të ardhurave. Politiko raportoi një humbje prej 15.85 $ në të ardhurat prej 15.5 milionë $ në vit në prill të 2016.

4. Dentsu po përballet me një skandal të madh me mbi-faturimet. Kompania është në bisedime urgjente me “më shumë se 100 klientë” në Japoni të cilët kanë vënë në pikëpyetje 160 incidente të mundshme të mbi-faturimit.

5. GroupM ka ngritur në detyrë shefin e Amerikës së Veriut Kelly Clark me rolin e CEO-s global. Krahu i djathtë i menaxhimit të investimeve në median WPP njoftoi që edhe presidenti i saj global Dominic Proctor po tërhiqet nga roli, por do të vazhdojë të punojë në kompani për “projekte strategjike.”

6. Një rast shpifje për Yelp mund të ndryshojë mënyrën se si ne e shohim fjalën e lirë në internet. Të mërkurën, Gjykata e Lartë Kaliforniane ra dakord për të dëgjuar një ankesë nga Yelp.com, pasi një gjykatës urdhëroi faqen shqyrtuese për të hequr një koment “shpifës” të publikuar nga përdoruesit.

7. Google derdhi një shumë parash në Airbnb. Airbnb rriti 555 $ në një vlerësim prej 30 miliardë $, me Kapitalin e Google dhe “Technology Crossover Ventures” , të çuara në raundin e financimit.

8. Chipotle shpenzoi miliona në nisjen e një programi shpërblimesh për konsumatorët – por askujt nuk i interesoi. Chiptopia ka më shumë se 3.1 milionë përdorues, por ai nuk ka arritur të adresojë perceptimin e markës te konsumatorët.

9. LinkedIn lançoi LinkedIn Learning, produkti i saj i parë më i madh qëkur Microsoft njoftoi për blerjen e kompanisë. LinkedIn Learning ofron klasa trajnimi online.

10. Adidas dhe Under Armour po sfidojnë Nike si kurrë më parë. Morgan Stanley tha se Nike është duke u përballur me probleme të papara, të nxitura nga konkurrenca e rivalëve të saj.

/businessmag.al