10 Fakte Interesante për Zërin e Parë të Apple, Siri

Susan Bennett, 68 vjeçare, ka një zë ikonik, por shumica e njerëzve nuk e dinë emrin e saj.

Në një intervistë me Typeform, Bennett tregoi historinë se si ajo u bë zëri i parë i Siri, dhe se si i përballoi lajmet kur e zbuloi këtë.

Duhet të shikoni intervistën e plotë, e cila përfshin klipe dhe bashkëveprime të njeriut me kompjuterin, por më poshtë janë 10 gjëra interesante.

  1. Një lloj ndryshe i performancës vokale.

Bennett filloi karrierën e saj në muzikë. Ajo ishte një vokaliste në prapavijë për Burt Bacharaach dhe Roy Orbison në vitin 1960 dhe 1970, dhe ajo këndonte në reklama televizive dhe në radio. Sot, ajo dhe burri i saj janë në një grup ku performojnë së bashku.

  1. Ndërtimi i besimit në makina.

Në mes të viteve 70, kur Bankomati u shfaq së pari, njerëzit nuk ndiheshin të sigurtë nga tërheqja e parave nga një makinë. Ata ishin mësuar me punonjës të bankës. Kështu që një firmë reklamuese e quajtur McDonald & Little punësoi Bennet për t’u dhënë Bankomatëve një personalitetit të quajtur Tillie, me zë të Bennett.

  1. Për kontrollim, shtypni numrin 1.

Në vitet e 80 dhe 90, zëri i Bennett ishte në GPS dhe në sisteme automatike të telefonëve. Nëse ju kontrollonit llogarinë tuaj bankare ose keni rezervuar fluturime përmes  telefonit në atë kohë, me siguri keni dëgjuar zërin e saj.

  1. Një muaj me gjëra të pakuptimta.

Në vitin 2005, ajo fliste fraza të pakuptimta për një kompani të quajtur ScanSoft, fjalë dhe tinguj si ‘’Malitia oi hallucinate, buckry ockra ooze’’. Kompania po punonte në shërbime të mesazheve dhe të folurit, por Bennett tha se ajo mendonte se po regjistronte skripta për sisteme telefoni. Ajo e bëri këtë për një muaj, pastaj mbaroi kontratën pesë vjeçare me klientin. Ndërkohë, ScanSoft u bashkua me Nuance Communications, të cilat më vonë u bënë partner me Apple.

  1. Sukses i përkohshëm.

Në mes  të viteve 2005 dhe 2011, Bennett punonte me klientë si Coca-Cola, IBM, Ford dhe Delta Airlines.

  1. Befasia e jetës së saj.

Ajo nuk e dinte se ishte zëri i Siri deri sa kjo karakteristikë iu shtua iPhone 4s më 4 Tetor të vitit 2011. Inxhinierët ishin në gjendje të merrnin frazat të cilat ajo i ka regjistruar, t’i copëtonin ato dhe t’i formonin në një gjuhë tërësisht Angleze. Ende, Bennett mbajti identitetin e saj të fshehur për dy vite, deri sa një video nga The Verge i bërë njerëzit të hamendësojnë.

  1. Kur merita i takon asaj.

Për shkak se Bennett nuk ka inçizuar asnjë nga frazat që Siri thotë sot, ajo nuk është përgjegjëse për asnjë nga përgjigjet e çuditshme për të cilat ajo është e njohur. ‘’Është punë e programuesve’’, i tha Bennett TypeForm.

  1. Efekti ‘Ajo’

Bennett ka pranuar me mijëra telefonata dhe emaile nga njerëzit të cilët kanë thënë se kanë formuar një marrëdhënie emocionale me Siri. Në krijimin e personalitetit të Siri, inxhinierët punuan që t’a bënin zërin e saj më njerëzor në krahasim me zërat e mëparshëm robotikë, programuan përgjigje të guximshme dhe u munduan që mos t’a bënin atë shumë këmbëngulëse që të mos i mërzisë përdoruesit.

  1. Shmangja.

Apple jo vetëm që nuk e pranoi kurrë që Bennett ishte zëri i Siri, por kurrë nuk i ka paguar asaj pagën për orë të cilën ajo e pranonte nga ScanSoft në vitin 2005.

  1. Famë pa përgjegjësi.

Programi iOs 7 dhe të gjitha sistemet pasuese iOS nuk kanë zërin e Bennett. ‘’ Unë disi fitova më të mirën nga të dyja botët për shkak se isha origjinale, dhe kam mundësinë të promovoj veten’’, i tha ajo Typeform. ‘’Kur Siri të fillojë të na dërgojë drejt detit nuk do të jetë zëri im’’.

/entrepreneur.com.al