'Gjej mundësi për t’u lidhur me botën.'

Për Ne

Universiteti UNIVERSUM ështe “femiu” më i ri i Kolegjit “AGA XHITE” themeluar në Nëntor të 2004 si institucion i arsimit të lartë. Edhe pse në periudhën e pas luftës janë hapur një numër i madh universitetesh private, Kolegji “AGA XHITE” si pishtar i arsimit privat në Kosovë, ka parë të arsyeshme të formojë këtë institucion, i cili do ta përfundoj misionin e krijimit të personaliteteve të mirëfillta në shoqërinë Kosovare, duke e filluar atë me arsimin fillor dhe duke e kurorzuar me një Universitet me renome. Viti akademik 2005/2006 do të jetë viti i parë dhe sfidues i këtij institucioni, duke gërshetuar ambicien, me përvojën e krijuar për këto tri vite pune të Kolegjit “AGA XHITE”.

 
Universum

Edukimi në Universitetin Universum nënkupton paisjen e studentëve me përvojë të shkëlqyeshme të mësimnxënies dhe mësimdhënies ku më pas ata do të mund të menagjojnë programin e tyre të studimeve sipas nevojave të tyre. Ne pretendojmë të ofrojmë studentëve përvoja që do t’i shërbejnë atyre të avancohen si individ.

Ky program studimi është i dizajnuar që të :

  • Mundëson studentëve që të kualifikohen personalisht dhe të kenë qasje akademike, kështu që të mund të shfrytëzojnë tërë potencialin e tyre nga programi i studimit të tyre, duke instaluar sistemin e mësimit gjatë gjithë jetës
    (Long Life Learning)
  • Përkrah mësimin dhe të mësuarit

Ne do të jemi proaktiv në zhvillimin/përdorimin e metodave të reja si: të mësuarit elektronik ( e-learning ) për të integruar  s‘bashku cliësinë dhe efikasitetin e të ligjeruarit, mësuarit, të vlerësuarit.