chicesteruniversumlogo

INTERNATIONAL SUMMER SCHOOL
“ANGLIA 2008”

30 Qershor – 18 Gusht

- 2-7 javë mësim intensiv të gjuhës angleze në  Chichester College.
- 25 orë mësimi në javë. 
- Ekskursion tërë ditor çdo të Shtune (Londër, Oxford, Cambridge)       
- Kurse tjera shtesë (gjatë pasdites) në këto lëmi:

1.  Film and Literature Studies
2.  Vocabulary and Communication Skills                         
3. Grammar Development                                         
4. Business Studies                                                    
5. Project Work                                                             
6. Information Technology                                         
7. Academic Study Skills (IELTS examination available)
8. Aromatherapy and Reflexology
9. Art and Design including pottery
10. Cookery

Nxitoni! Afati i fundit për aplikim është 11 Qershor 2008.
Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjithë nxënësit dhe studentët e moshës mbi 16 vjeç.

Për më shumë informata lidhur me programin, pagesat dhe detajet tjera, kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin Universum në këtë adrese:
Universiteti Universum, Veterrnik, Prishtinë.
Tel. 038 544 210
Mob. 038 124 897
alejtin@universum-ks.org
www.universum-ks.org

 


Ligjeratë publike nga Prof. dr. Tilemachos Koliopoulos

Prof. dr. Tilemachos Koliopoulos, profesor në Athens Institute for Technological Education mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit Universum me temën: “Mjetet për analizimin e hapësirës dhe menaxhimi i mjedisit”. Profesor Koliopoulos është profesor vizitor i Universitetit Universum dhe bashkëpuntor shkencor i Institutit për Hulumtime dhe Konsulencë Universum.


Debat publik: ‘Bizneset, përkrahja institucionale dhe politikat kreditore në Kosovë”

Në këtë debat morën pjesë: Z. Bajrush Xhemajli, Kryetar i Komunës së Ferizajt, Z. Ramadan Hasani, Drejtor i Nerakond, Z. Agron Mehmeti, Drejtor i Raiffeisen Bank, dega në Ferizaj, Prof. dr. Musa Limani, profesor në Universitetit Universum.


Debat publik me Albin Kurtin

Albin Kurti, lider i lëvizjes Vetëvendosje! mori pjesë në debatin publik me studentët e Universitetit Universum me temën: “Demokracia e drejtuar nga tregu: ç’fare baze socio-ekonomike përballë globalizmit”.


Konferencë ndërkombëtare: ‘Zhvillimi regjional, përmes menaxhimit të mjedisit’

Me rastin e ditës së tokës, 22 Prill, Universiteti Universum organizoi konferencë shkencore me temën: “Zhvillimi regjional përmes menaxhimit të mjedisit”. Në konferencë morën pjesë profesor të ndryshëm ndërkombëtar siç është Prof. Koliopoulos nga Athina, përfaqësues të OJQ-vë mjedisore dhe përfaqësues nga Ministria e Mjedisit.


Ligjëratë publike nga Drs. Ralph Van der Zeiden, Këshilltar Politik i Kryetarit të Hagës

Drs. Ralph Va nder Zeiden, këshilltar politik i Kryetarit të Bashkisë së Hagës, mbajti ligjëratë para studentëve të Universitetit Universum me temën: “Roli i Tribunalit, në imazhin e qytetit të Hagës”. Ligjërata u prit me interesim të madh nga ana e studentëve.


Dy programe të reja me diplomë të akredituar ndërkombëtarisht – diplomë të Chichester College dhe Universitetit të Portsmouth-it

Nga shtatori 2008 në Universitetin Universum fillon një program i ri i studimeve në bashkëpunim me Kolegjin e Chichesterit. Bëhet fjalë për HND Diplomë dy vjeçare në Biznes dhe HND diplomë në Biznes dhe Turizëm. Diploma lëshohet nga Chichester College dhe është e pranuar në të gjithë botën. Pas përfundimit të dy viteve të studimeve, studenti mund të vazhdoj vitin e tretë në Universitetin e Portsmouthit dhe ta ta marr diplomën Bachelor. Programi realizohet në gjuhën angleze, ndërsa stafi akademik është i kombinuar nga profesor ndërkombëtar dhe rajonal. Studentët në fund të çdo viti vizitojnë Chichesterin për 4-12 javë, ku kryejnë studime dhe praktikën profesionale.

Për më shumë informata lidhur me programin kontaktoni Zyrën për Marrëdhënie me Jashtë në alejtin@universum-ks.org.


Research Week (Java e hulumtimeve shkencore) në Universum

Me iniciativën e Asociacionit studentor të Universitetit Universum java e tretë e muajit Prill do ti dedikohet ekskluzivisht hulumtimeve shkencore të studentëve. Gjatë kësaj kohe studentët të mentoruar nga Armend Muja, ligjërues i lëndës Marrëdhënie Ekonomike Ndërkombëtare, do të paraqesin hulumtimet se bashku me rekomandimet e veta për këto tema:

•  ‘Sfidat e Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare'

•  ‘Nacionalizmi ekonomik – krahasim i shitjes së produkteve vendore para dhe pas pavarësisë'.

Ftohen të gjithë studentët të bëhen pjesë e Research Week. Për më shumë informata kontaktoni Islam Sylejmanin në i.sylejmani@universum-ks.org. 


Debat publik: ‘Republika e Kosovës – sfidat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare'

Institute për Hulumtime dhe Konsulencë i Universitetit Universum organizoi debatin publik me temen “Republika e Kosovës – sfidat e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare” . Panelistë pjesëmarrës ishin: Prof. dr. Zejnullah Gruda , ekspert i të drejtës ndërkombëtare, Prof. dr. Ibrahim Gashi , Profesor i Politikës së Jashtme dhe Diplomacisë, Gjeneral Ramadan Qehaja , ekspert i çështjeve të sigurisë dhe Prof. dr. Bujar Dugolli , ish Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Debatin e përshëndeti edhe Z. Arben Çejku , Ambasador i Shqipërisë .

Debati u mbajt me 13.03.2008 në Hotelin Grand, Prishtinë dhe u ndjek nga 150 pjesëmarrës, studentë dhe të ftuar.


Universum binjakëzohet me ‘Hawaii Tokai International College' në Hawaii dhe ‘Isle of Wight College', Angli

Në vazhdën e përpjekjeve për ofrimin sa më të madh të përvojave ndërkombëtare, Universiteti Universum është binjakëzuar me Hawaii Tokai International College, nga Hawaii (SHBA) dhe Isle of Wight College, nga ishulli më turistik në Britani të madhe. Përmes këtij binjakëzimi studentëve tanë u ofrohen mundësi të studimit me bursa në këto kolegje, gjithashtu pjesë e marrëveshjeve janë edhe shumë fusha tjera si: shkëmbimi i përvojave, programe të përbashkëta të studimit, shkëmbim i stafit akademik, organizimin e projekteve të përbashkëta etj.


Marrëveshje bashkëpunimi me TMK

Universiteti Universum nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Trupat Mbrojtëse të Kosovës e cila përfshinë fushat e shkëmbimit të përvojave, mbështetjen e TMK-së me eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit, organizimin e trajnimeve, organizimin e ligjëratave vizitore nga të dyja palët etj. Gjithashtu pjesë e marrëveshjes janë edhe 3 bursa të ofruara për pjesëtarët e TMK-së .

Marrëveshja u nënshkrua nga Gjeneral Lejtnant Sylejman Selimi , Komandant i përgjithshëm i TMK-së dhe Prof. dr. Musa Limani, Rektor i Universitetit Universum.


Marrëveshje bashkëpunimi me Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB)

Universiteti Universum nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Alenancën Kosovare të Biznesve e cila përfshinë fushat e shkëmbimit të përvojave, mbështetjen e AKB-së me eksperiencë profesionale në fushën e menaxhimit, organizimin e trajnimeve, organizimin e ligjëratave vizitore nga të dyja palët etj.

Marrëveshja u nënshkrua nga Z. Agim Shahini, Kryetar i AKB-së dhe Prof. dr. Musa Limani, Rektor i Universitetit Universum.


Universiteti Universum firmos edhe solemnisht marrëveshjen me Universitetin e Tiranës

Tetovë, Shtator 2007

Në vazhdën e Seminarit shkencor mbi albanologjinë e cila po mbahet në Tetovë dhe Oher të Maqedonisë, Universiteti Universum nga Prishtina edhe solemnisht firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Tiranës, e cila është finalizuar qysh në Maj të këtij viti, mirëpo ka munguar edhe nënshkrimi i saj solemn.

Gjatë kësaj ceremonie, Rektori i Universitetit Universum Prof. Dr. Musa Limani foli për rëndësinë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje pikërisht në Tetovë, e cila tani po luan një rol të rëndësishëm në promovimin e kulturës dhe arsimit në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër Pro Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Zyri Bajrami shprehi kënaqësinë e tij që në emër të Universitetit të Tiranës të firmos këtë marrëveshje me rëndësi jo vetëm akademike por edhe kombëtare e cila është edhe një hap më shumë drejt bashkëpunimit sa më të madh në mes të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit.

Marrëveshja përfshinë fushat e shkëmbimit të përvojave, stafit dhe studentëve, krijimin e programeve të përbashkëta të studimit, organizimin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve dhe seminareve si dhe bashkëpunimi në projektet e Unionit Evropian dhe më gjerë.


Universiteti Universum merr pjesë në Konferencen vjetore të Global College Network

Alejtin Berisha, Menaxher për Bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin Universum, mori pjesë në Konferencën e tetë vjetore, e cila u mbajt në Chichester të Anglisë. Në këtë konferencën morën pjesë shumica e anëtarëve të GCN nga Anglia, Holanda, Suedia, Danimarka, SHBA, Japonia, Korea e Jugut, Tailanda dhe Kina. Konferenca e ardhshme mbahet në Bangkok të Tailandës ndërsa në 2009 nikoqir është Universiteti Universum.


Universiteti me programet më të pasura ndërkombëtare në Kosovë

Marrëveshje shumë të rëndësishme të Universitetit Universum me 3 universitetet më prestigjioze në Turqi

Në vazhdën e përpjekjeve për ndërkombëtarizim sa të më madh të projekteve të veta, Rektori i Universitetit Universum Prof. Dr. Musa Limani i përcjellur nga bashkëpunëtoret, ka vizituar disa nga universitetet më prestigjioze shtëtërore dhe private në Turqi. Gjatë kësaj vizite është arritur me sukses të kurorëzohen 3 marrëveshje shumë të rëndësishme me Universitetet më prestigjioze në Turqi siç janë, METU (Universiteti Teknik i Lindjes së Mesme), Universiteti Haxhetepe dhe Universiteti Bashkent . Me të gjitha këto universitete është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushat e shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, organizimit te programeve të përbashkëta të studimit, simpoziumeve shkencore dhe projekteve tjera hulumtuese.

Me Rektorin dhe Dekanin e Faramacisė sė Universitetit Hacettepe

Rezultat konkret është programi i ri i i Farmacisë i cili do të startoj nga Tetori në Universitetin Universum në bashkëpunim me Universitetin Hacettepe, universiteti më i njohur në Turqi në shkencat e mjekësisë. Sipas marrëveshjes, Fakulteti i Farmacisë së UH do të dizajnoj planin dhe programin e studimit të këtij fakulteti, do të merr pjesë me mbi 50% të stafit akademik dhe më e rëndësishmja, do të lëshoj diploma të njohura ndërkombëtarisht për të diplomuarit në Universitetin Universum. Fakulteti i Farmacisë në Universitetin Universum, do të jetë një paralele e Fakultetit të Farmacisë së Universitetit Haxhetepe.

Zyrtarizimi i këtij programi do të bëhet në javët në vijim përmes një konference për shtyp ku do të merr pjesë Rektori i Universitetit Hacettepe dhe Dekani i Fakultetit të Farmacisë të këtij universiteti. Program tjetër i konkretizuar është edhe shkëmbimi i stafit akademik me departamentin e Psikologjisë. Nga viti i ardhshëm, shumë profesor nga ky departament do të ligjërojnë në Fakultetin e Psikologjisë të Universitetit Universum.

Në METU me Rektorin dhe Pro Rektorët

Me Universitetin Teknik të Lindjes së mesme (METU), qe konsiderohet edhe si Universiteti më i mirë në Turqi, është arritur marrëveshje për këmbim të stafit në disa lëmi, organizimi i një projekti të përbashkët në programin Erasmus Mundus të Unionit Evropian, implementimi i programit SMART Clasroom në Universitetin Universum si dhe dërgimi i stafit të Universitetit Universum në METU si pjesë e programit të zhvillimit të stafit akademik. METU gjithashtu në kampusin e vet prej 44,5 km2 përfshinë edhe parkun më të madh teknologjik në Evropë, ku operojnë 193 kompani të orientuara në hulumtim dhe zhvillim të teknologjisë.

Me Universitetin e Bashkentit është arritur gjithashtu marrëveshje në shkëmbim të stafit sidomos në fushën e ekonomisë, biznesit dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, shkëmbimi i studentëve të këtyre dy universiteteve dhe konkurrimi për një projekt të përbashkët në programin Tempus të Unionit Evropian.

Ne Bashkent University me Rektorin dhe Pro Rektoret

Universiteti Universum është institucioni me programet më të pasura ndërkombëtare në Kosovë, duke qenë anëtar i plotë në Global College Netëork dhe nga 24 Gushti 2007 do të jetë bartës i udhëheqjes së këtij rrjeti për 1 vit. Universum gjithashtu është i binjakëzuar me Kolegjin e Chichesterit, ndër kolegjet më prestigjioze në Angli, fitues i çmimit të mbretëreshës angleze për vitin 2005 si kolegji më i mirë në Angli, si dhe është përfaqësues për Kosovë i Rrjetit ndërkombëtar për certifikim në gjuhën angleze “Anglia Netëork Europe”.


“Akademia studentore 2007”

Me rastin e përfundimit të vitit akademik 2006/2007 edhe këtë vit u organizua ceremonia tradicionale “Akademia studentore 2007” në ambientet e Universitetit “Universum” (të shtunën me 30.06.2007 në ora 20:00).

Pas referimit të arriturave në procesin mësimor u shpallën “ studentët e dalluar” dhe është bërë ndarja e “ bursave universitare” për studentë, të cilët gjatë vitit akademik 2006 – 2007 treguan suksese të dalluara në studime, disiplinë dhe angazhim në aktivitete të ndryshme të organizuara nga Unioni i studentëve.

Studentë të dalluar u shpallën:

1. Allden Pajaziti, student në vitin e parë në Fakultetin për Biznes dhe Menaxhment;

2. Nita Luzha, studente në vitin e parë në Fakultetin për Administratë Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;

3. Jeton Raka, student në vitin e parë në Fakultetin për Administratë Publike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;


Themelohet Instituti për hulumtime dhe konsulence “Universum” dhe
Qendra e Karrierës

Në kuadër të Universitetit Universum është themeluar Instituti për hulumtime dhe Konsulencë “Universum” i cili tash e tutje do të jetë bartës i punës shkencore, hulumtimeve, trajnimeve dhe konsulencës në kuadër të Universitetit.

Qysh në muajin e parë të funksionimit Instituti ka filluar disa projekte shkencore në të cilën janë angazhuar ekspert të njohur vendor dhe ndërkombëtar. Së shpejti do të publikohet edhe numri i parë i revistës shkencore “Universum Journal”.

Gjithashtu, nga 10 Korriku fillon punën me staf të ri edhe Qendra e Karrierës e cila është urë ndërlidhëse në mes të studentëve dhe komunitetit të biznesit. Qendra e Karrierës ka zhvilluar edhe dy lëndë të cilat do të jenë pjesë e kurrikulës së reformuar të Universitetit Universum.


Që nga ky vit Universiteti Universum vazhdon punën edhe në njësinë e vet në Ferizaj!

 

Duke ditur se Universiteti Universum është vazhdimësi e punës së suksesshme të Kolegjit Aga Xhite në Ferizaj, Bordi drejtues ka marrë vendim të hap njësinë e Universitetit edhe në Ferizaj, e cila do të funksionoj në kuadër të Qendrës Aga Xhite, rr. Fan Noli Nr. 156.

Për informata më të hollësishme lidhur me njësinë në Ferizaj kontaktoni 038 544 210 apo 044 500 877.


Komunikatë për media

  Konferenca shkencore në Universitetin “Universum”

“Investimet e huaja në Kosovën e pas statusit”

 

Në organizim të Universitetit “Universum”më 29.05.07 u mbajt Konferenca shkencore mbi investimet e huaja me temën “Investimet e huaja në Kosovën e pas statusit” , në të cilën u shqyrtuan të gjitha aspektet për rolin e investimeve të huaja në Kosovën e pas statusit.

Pjesmarrës të konferencës me ekspoze ishin Z.Bujar Dugolli,ministër i tregëtisë dhe industrisë, Z.Agron Dida, zv.ministër i energjetikës dhe minierave, këshilltar të Ministrit të Financave dhe të Ekonomisë, Drejtoresha e Odës Ekonomike amerikane Z.Mimoza Kusari, Drejtori i Agjensionit për promovim të investimeve Z.Ejup Fejza, përfaqësues të AER-it, Bankës botërore, bankave komerciale, instituteve dhe institucioneve Universitare, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Nga ekspozea hyrëse e kryesuesit të konferencës prof.dr.Musa Limanit, rektor i Universitetit “Univerum”dhe Ministrit Dugolli, si dhe nga ekspozet e Zv.Ministrit Z.Dida, pastaj Znj.Kusari, Z.Fejza dhe të pjesëmarrësve të tjerë pas dikutimeve gjithëpërfshirëse nga kjo Konferencë u miratuan konkluzione mbi investimet e huaja në Kosovën e pas statusit.


Universum në “Edu Fair 2007”

Universiteti Universum prezentoi programin e studimeve per vitin 2007/2008 në Panairin për arsim  “Edu Fair 2007”  të oraganizuar nga CEO dhe mbështetur nga MASHT dhe Zyra Zvicerane – “Swiss Contact”

Holanda

 Gjatë tri ditëve sa zgjati Panairi stafi i zyrës promocionale të “Universitetit Universum” maturantëve të shumtë nga tërë Kosova dhe trevave tjera shqiptare u shpalosi programin e studimeve dhe mbështetjen financiare të studentëve si dhe programet e shkëmbimit të studentëve të “Universitetit Universum” me Universitete nga Eropa, SHBA dhe Lindja e larget. ( antarë të “Global College Network”).

Holanda


Ndërroi jetë Kryetar nderi i Bordit të Universitetit Universum, veterani i arsimit Mehmet Gjevori

Mehmet Gjevori

Më 1 maj 2007, ndërroi jetë veterani i arsimit në Kosovë, njëherit Kryetar nderi i Bordit të Universitetit Universum, Mehmet Gjevori.
Në emër të stafit akademik, drejtues dhe studentëve të Universitetit Universum, shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe njerëzore familjes, të afërmve dhe miqve të profesorit, shkencëtarit dhe veteranit të arsimit Mehmet Gjevori.

Rektori,
Prof. Dr. Musa Limani


Zgjerohet bashkëpunimi i Universitetit Universum me Universitete nga Shqipëria

Marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës, Universitetin "Marin Barleti", "Luarasi" dhe "Zoja e Këshillit të Mirë

Holanda

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Shezai Rrokaj

Në kuadër të përpjekjeve për ndërlidhje sa më të mëdha akademike, një delegacion i Universitetit Universum i udhëhequr nga Rektori Prof. Dr.  Musa Limani dhe Kryetari i Bordit Z. Suat Berisha, javën që shkoi vizitoi Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Dekanatin e Fakultetit Ekonomik të UT-së, Universitetin Marin Barleti, Universitetin Luarasi dhe Universitetin Zoja e Këshillit të Mirë, ku me të gjitha Universitetet u arritën marrëveshje bashkëpunimi të cilat do të finalizohen në mënyrë ceremoniale gjatë këtij muaji në Prishtinë.

Holanda

Në Marin Barleti me Kryetarin e Bordit, Prof. Dr. Rexhep Meidani dhe Rektorin Prof. Dr. Nikolla Dhamo

Holanda

Prof. Dr. Tritan Shehu, Pro Rektor i ZKM

Holanda

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof. Dr. Dhori Kule

Holanda

Dekani i Universiteti Luarasi, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi

Prishtinë, 3.4.2007


Marrëveshje bashkëpunimi me Doganat e UNMIK-ut, Entin e Statistikave, Kompania e Sigurimeve Kosova e Re dhe BpB

Holanda

Z. Naim Huruglica, Drejtor i Doganave të UNMIK-ut dhe Prof. Dr. Musa Limani, Rektor i Universitetit Universum

Gjatë këtij semestri Universiteti Universum ka arritur të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me Doganat e UNMIK-ut, Entin e Statistikave të Kosovës, Kompaninë e Sigurimeve Kosova e Re dhe Bankën për Biznes. Marrëveshjet përfshijnë shkëmbimet e eksperiencave të ndërsjella, mbështetjën në projektet hulumtuese-shkencore dhe mundësimin e kryerjës së praktikës për studentët e Universitetit Universum në këto institucione.


Kurse për provim pranues në Dizajn Grafik, Enterier dhe Pikturë

Universiteti Universum organizon kurse për studentët të cilët janë të interesuar ti vazhdojnë studimet universitare në degët e Dizajnit Grafik, Enterierit dhe Pikturës. Kurset mbahen nga profesorët Mr. Miradije Ramiqi dhe Mr. Ajhan Bajmaku në lokalet e Universitetit në veterrnik (përball Grand Store).. Afati i fundit për aplikim 16 Mars 2007. Për informata më të hollsishme kontaktoni në 044 124 897, ne email adresen info@universum-ks.org apo paraqituni në lokalet e Universitetit.


Unifest 2006

Holanda

Konferenca e dytë ndërkombëtare për certifikim në gjuhën angleze

Më 2 Dhjetor duke filluar nga ora 10, shumica e mësimdhënësve të gjuhës angleze do të mblidhen për të themeluar zyrtarisht rrjetin e mësimdhënësve të gjuhës angleze “Anglia Network Kosova”. Konferenca organizohet nga Anglia Network Europe dhe Universiteti Universum, i cili është përfaqësues për Ballkan i këtij rrjeti, dhe pason takimin e parë i cili është mbajtur me 16 Shtator të këtij viti.

Holanda

Në këtë konferencë do të diskutohen projektet dhe mundësitë që ofron Anglia sic janë: Certifikimi ndërkombëtar në gjuhën anglee, trajnimet e mësimdhënësve, pjesëmarrja në shkolla dhe kampe verore në të gjithë Evropën etj. Konferenca do të udhëhiqet nga Z. Arnold Augustijn, Kordinator i Anglia Network Europe.

Të gjithë mësimdhënësit e gjuhës angleze të interesuar për të marrur pjesë në këtë Konferencë, të konfirmojn pjesëmarrjën përmes emailit deri me 31 Nëntor.


Anglia Network Europe zgjeron aktivitetet në Kosovë

“Rrjetizim i mësimdhënsve të gjuhës angleze, përmes Anglia Network Europe”

Holanda

Organizuar nga Anglia Network Europe, zyra në Kosovë, në lokalet e Universitetit Universum në Prishtinë u mbajt Konferenca e parë e mësimdhënësve të gjuhës angleze, ku morën pjesë mbi 90 mësimdhënës të gjuhës angleze nga mbarë Kosova. Konferencën e shpalli të hapur Prof. Dr. Musa Limani, Rektor i Universitetit Universum, i cili potencoi të arriturat e këtij universiteti, me theks të veqant në projektet ndërkombëtare, të cilat do të kontribojnë në avancimin e përgjithshëm të arsimit në Kosovë. Më pastaj Prof. Limani potencoi rëndësinë e këtij rrjetizimi si dhe benefitet të cilat rrjedhin nga të qenit anëtar i Anglia Network Europe.

Alejtin Berisha, Menaxher i Operacioneve Ndërkombëtare në Universitetin Universum dhe njëherit anëtar i bordit drejtues të Anglia Network Europe, bëri një prezentim mbi aktivitet e këtij rrjeti në Evropë dhe botë, duke u përnqëndruar në aktivitetet kryesore siq është certifikimi i nxënësve dhe studentëve në gjuhë angleze dhe aktivitetet tjera të Anglias si kampet verore, shkollat verore, trajnimet e mësimdhënësve etj.

Ndërsa, Afërdita Tahiri, Kordinatore e Rrjetit për Kosovë, u dha instruksione mësimdhënësve se si të organizohen testimet e Anglias nëpër Kosovë dhe projektet tjera.

Holanda

Qëllimi i Konferencës ishte që të krijohet një rrjetë i fuqishëm i mësimdhënësve të gjuhës angleze, i cili pastaj në bashkëpunim edhe me anëtarët tjera dhe zyrën qendrore nga Anglia Network Europe, të organizoj testimet, kampet, shkollat, trajnimet dhe aktivitet e ndryshme në Kosovë dhe më gjërë.

Konferencën e përshëndeti edhe Mr. Malush Mjaku, U.D. i Drejtorit të Drejtoratit të Arsimit te lartë në MASHT.

 


Në Universitetin UNIVERSUM, 16-21 Tetor 2006

Trajnim në Marketing dhe Marketing Ndërkombëtar

Ligjërues.Maximilian Foedinger, MBA
Johannes Kepler Universität Linz, Austria
Themelues i Quality Centre, Ukrainë

Gjatë semestrit dimëror, Universiteti UNIVERSUM është i kënaqur që mund të ftojë student nga Kosova dhe rajoni për të ndjekur trajnimin një javor (raundi i parë) në  Marketing dhe Marketing Ndërkombëtar që mbahet nga 16-21 Tetor 2006.

Përvoja 30 vjeçare e profesorit në këshillime marketingu (consulting) e bëjnë atë një prej ekspertëve më të njohur në Evropë,  apo pjesë përbërëse të marketing guru-ve në Evropë.

Holanda

Është e veçant sepse do të bëjmë analiza të tregut lokal mbi marketingun. Praktik, sepse Ju do t’i aplikoni disa nga teknikat e mësuara gjatë detyrave që do t’u jepen, dhe mbi të gjitha është befasia e këndshme, është pa pagesë.

Holanda


Është lehtë, dhe është argëtim.

Shkarko aplikacionin (.doc) këtu (549 KB)
Aplikacionet e plotësuara së bashku me CV dërgoni në info@universum-ks.org jo më vonë se 15 Shtator 2006

Shënim: Numri i studentëve është i kufizuar. Vetëm 15 ulëse për studentë nga Universum dhe 15 jashtë  Universumit janë të lira.


Kolegjet që tejkalojnë sfidat

Kolegji “Universum”, Prishtinë dhe “Aga Xhite” në Ferizaj, dërgojnë 10 nxënës në Kampin Veror në De Heen të Holandës

Holanda

Në vazhdimësinë e realizmit të programeve të avancuara ndërkombëtare Kolegji “Universum” dhe “Aga Xhite” dërgojnë nxënësit e tyre për pjesëmarrje në kampin veror të organizuar nga “Anglia Network Europe” në Holandë.  Nxnësit të cilët do të qëndrojnë në këtë Kamp për dy javë, do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën angleze përmes programeve dhe aktiviteteve të ndryshme, si dhe të njoftohen me bashkëmoshatar nga Holanda, Gjermania, Belgjika dhe Anglia. Këto dy institucione të arsimit të mesëm përfaqësohen për herë të dytë nga nxënësit e tyre në Evropë, pasiqë tashmë 12 bursistë të Kolegjeve “Universum” dhe “Aga Xhite” gjenden në Chichester College në Angli në shkollën verore 7 javore të gjuhës angleze.  
Grupimi për Edukim UNIVERSUM (me tri njësitë e veta - Kolegji AGA XHITE, Kolegji UNIVERSUM dhe Universitetin UNIVERSUM), që nga Shtatori 2005 është anëtar i plotë i “Global College Network”, rrjetë ky me shtrirje në të gjithë botën, ku si qëllim primar ka shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik në mes të institucioneve anëtare të këtij Rrjeti. Rezultat i parë i këtij bashkëpunimi është edhe dërgimi i studentit të parë nga Universiteti UNIVERSUM në Prill të këtij viti për në Nagasaki International University në Nagasaki të Japonisë, si dhe dërgimi i dy studentëve të tjerë në Tetor të këtij viti për studim një vjeqar në Johnson County Community College në Kansas City të SHBA.
Bashkëpunimi ndërkombëtar i Grupimit për Edukim UNIVERSUM është i shtrirë edhe me Kolegje dhe Universitete tjera, anëtare të “Global College Network” nga Evropa, SHBA, Japonia, Korea e Jugut dhe Tailanda.
Nga viti i ardhshëm kampe të ngjashme do të organizohen edhe në Kosovë në bashkëpunim me “Anglia Network Europe” dhe “EuroSchool” nga Holanda.

Holanda

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Kolegjit AGA XHITE

“Udhëtuan nxënësit e parë për në Angli”

Anglia

Si rrjedhojë e bashkëpunimeve ndërkombëtare të deritanishme të Kolegjeve AGA XHITE nga Ferizaj dhe UNIVERSUM nga Prishtina, dje në orët e pasditës udhëtoi për në Angli grupi i parë prej 12 nxënësish, si bursista të shkollës verore 7 javore të gjuhës angleze në Chichester College. Kolegjet AGA XHITE dhe UNIVERSUM në nëntor të vitit të kaluar finalizuan bashkëpunimin e deritanishëm tre vjeqar me këtë Kolegj me një Marrëveshje për Binjakëzim.
Nxënësit gjatë këtyre 7 javëve do të vijojnë mesime intensive nga gjuha angleze me një fond prej 25 orëve në kuadër të aktiviteteve tjera do të ndjekin kurse nga Biznesi, IT, Shkrimi Akademik, Turizëm dhe Hotelieri, Ëork Shops etj. Sipas programit, gjatë vikendeve do të organizohen eksursione nëpër qytetet dhe kolegjet më të njohura të Anglisë, në Londër, Oxford, Chambridge, Bristol, Manchester, Brighton etj. E gjithë kjo është e mbuluar me bursë shkollorë të cilën e ofrojn Kolegjet AGA XHITE dhe UNIVERSUM në bashkëpunim me Chichester College nga Anglia.
Ndërsa, me 16 Korrik, gjithashtu do të udhëtoj grupi i dytë prej 10 nxënësish për në Kampin Veror në Holandë (Anglia Summer Camp 2006).
Grupimi për Edukim UNIVERSUM (me tri njësitë e veta - Kolegji AGA XHITE, Kolegji UNIVERSUM dhe Universitetin UNIVERSUM), që nga Shtatori 2005 është anëtar i plotë i “Global College Network”, rrjetë ky me shtrirje në të gjithë botën, ku si qëllim primar ka shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik në mes të institucioneve anëtare të këtij Rrjeti. Rezultat i parë i këtij bashkëpunimi është edhe dërgimi i studentit të parë nga Universiteti UNIVERSUM në Prill të këtij viti për në Nagasaki International University në Nagasaki të Japonisë, si dhe dërgimi i dy studentëve të tjerë në Tetor të këtij viti për studim një vjeqar në Johnson County Community College në Kansas City të SHBA.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Grupimit për Edukim UNIVERSUM është i shtrirë edhe me Kolegje dhe Universitete tjera, anëtare të “Global College Network” nga Evropa, SHBA, Japonia, Korea e Jugut dhe Tailanda.

INTERNATIONAL SUMMER SCHOOL

2006

3 Korrik – 18 Gusht

- 7 javë mësim intensiv të gjuhës angleze në  Chichester College.

- 25 orë mësimi në javë. 

- Ekskursion tërë ditor çdo të Shtune (Londër, Oxford , Cambridge)       

- Kurse tjera shtësë (gjatë pasditës) në këto lëmi:

 1.    Film and Literature Studies

 2.    Vocabulary and Communication Skills                                   

 3.    Grammar Development                                    

 4.    Business Studies

 5.    Project Work

 6.    Information Technology 

 7.  Academic Study Skills (IELTS examination available)

 8.  Aromatherapy and Reflexology

 9.  Art and Design including pottery

10.  Cookery

Të gjitha këto pa pagesë!!!

Vetëm dymbëdhjetë student dhe nxënës e kanë të drejtën e pjesëmarrjës në këtë shkollë verore, dhe atë vetëm mbi moshën 16 vjeqare!

Shpenzimet e vizës, udhëtimit, dhe strehimit në Chichester i bartë vet studenti apo nxënësi!

Informata shtesë lidhur me shkollën dhe shpenzimet e banimit mund të merrni në zyrën e Administratës së Kolegjit Universum në Prishtinë apo në email adresën alejtin@universum-ks.org.

Duhet të keni pasaportë valide së paku deri në Dhjetor të 2006!

   Nxitoni! Afati i fundit për aplikim 14 Prill 2006.  


Konferenca Ndërkombëtare Mbi Arsimin e Lartë

Më 21.03.2006 në lokalet e Hotelit Grand në Prishtinë u mbajt Konferenca Ndërkombëtare mbi arsimin e lartë me temën: "Arsimi kosovar në rrjedhat e integrimeve globale-sfidat dhe mundësitë", e cila u organizua nga Kolegji "Aga Xhite" në Ferizaj dhe Kolegji Universitar UNIVERSUM në Prishtinë.

Holanda

Në ditën e parë të kësaj Konference morën pjesë partnerët ndërkombëtarë - përfaqësuesi i lartë i Zyrës së Kryeadministratorit - Z. Matthew Hartman, përfaqësues i Kolegjit Chichester nga Anglia - Z. Peter Brown, përfaqësues të Zyrës Amerikane në Prishtinë, përfaqësues nga KEDP, Këshilltar i lartë i MASHT - Prof. Dr. Esat Dauti, Prof. Dr. Musa Limani, Prof. Dr. Muhamet Bicaj, Prof. Dr. Abdullah Zejnullahu, përfaqësues nga UP si dhe Drejtorë e nxënës të Shkollave të Mesme të Kosovës. Kurse në ditën e dytë, për nxënës dhe të interesuarit tjerë, përfaqësuesit nga Rrjeti Ndërkombëtar "Global College Network" e paraqitën një prezentim në lokalet e Kolegjit Universitar UNIVERSUM në Prishtinë.


UNIVERSUM Educational Group anëtar i ri i Global College Network

Në konferencën e cila u mbajt nga 24-29 Shtator në Etten leur të Holandës, UNIVERSUM Educational Group me njësitë e veta AGA XHITE College, UNIVERSUM College dhe UNIVERSUM University College, u pranua si anëtar i plotë i këtij rrjeti i cili gjithsej ka 13 anëtarë nga SHBA, Britania e Madhe, Holanda, Suedia, Danimarka, Japonia, Tailanda, Kina dhe Korea e Jugut.

Qëllimi kryesor i këtij rrjeti është të krijojë mobilitet në programet e shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve në mes të këtyrë instititucioneve. Për kënaqësinë tonë, qysh në Konferencën e parë na u janë ofruar një bursë 1 vjeqare nga Nagasaki Junior College në Japoni, dy bursa 6 mujore nga Chichester College në Angli dhe një bursë 1 vjeqare nga Johnson County Community College në SHBA. Presim që së shpejti edhe ne të kemi një student nga Anglia, një nga Japonia dhe një nga Holanda të cilët do të jene pjesë e institucioneve tona për një vit, të financuar nga fondet e UNIVERSUM Educational Group.

Për më shumë informata klikoni http://www.globalcollegenetwork.org/