'Jeta është e mirë në Universitetin Universum.'

Jeta Studentore

Jeta Studentore

Jeta studentore në kampus krijon mundësi që studentët të qartësojnë dhe të sfidojnë vlerat, rolet, kapacitetet, dhe lidhjet e tyre brenda Universitet-it, duke u zgjeruar si rrjet i studentëve në shoqëri, duke marrë të gjitha karakteristikat sociale, kulturore, nga Universiteti për arsimim me përmasa globale, konform misionit të Universitet-it.

 

Unioni i Studentëve


Nëse vini në kampus dhe rastësisht hasni në një grup të rinj të studentëve duke u endur me dokumente në dorë, mos u alarmoni! Është Unioni i Studentëve i Universitetit “UNIVERSUM” i cili u themelua më 10.06.2006.
Unioni i Studentëve është organizatë brenda Universitet-it e cila mbron, dhe përfaqëson interesat e përgjithshme të studentëve. Përfaqësuesi i Unionit të Studentëve merr pjesë në takimet e organeve më të larta të Universitet-it. Aktiviteti i  Unionit të Studentëve përqendrohet kryesisht në aktivitete shoqërore dhe organizative.

Aktivitetet e US:

  1. Revista Studentore

  2. Kampet Verore dhe Dimërore

  3. Bashkëpunime dhe takime me Unionet tjera të studentëve në Kosovë dhe rajon
  4. Marrje të përkrahjes financiare për projektet e inicuara nga studentët, duke organizuar takime për ngritje të fondeve
  5. Themelimi i Klubeve në kuadër të US:
    Klubi i Biznesit
    Klubi i Diplomacisë
    Klubi i Debat-it
    Klube të ndryshme sportive
  6. Modeli i Kombeve të Bashkuara (Model UN) etj.

Për informata dhe kontakte adresohuni tek rubrika INFO në web-faqen zyrtare

Jeta Stuendore