
 |
Kartelë Ndërkombëtare Identifikimi për Student
ISIC (International Students Identity Card) në Universitetin UNIVERSUM
Shërbime udhëtimi për student, njohje ndërkombëtare të statusit të studentit, lirime të mallërave dhe shërbimeve, informata dhe inspirim për udhëtime të lira dhe të pavarura.
Si mbajtës i ISIC kartelës ju bëheni pjesë e komunitetit ndërkombëtar me mbi 4.5 milion student mbajtës të kësaj kartele, të cilët ndajnë pasionin për udhëtim, aventura dhe zbulime të reja.
Kartela Ndërkombëtare Identifikimi për Student është e vetmja kartelë studentësh e pranuar ndërkombëtarisht si kartelë identifikimi. Është e lëshuar që nga viti 1968, dhe ka bërë që afër 40 milion studentë të përjetojnë përvojat më të mira të udhëtimit, me çmime ekskluzive vetëm për student.
Me qasjen në rrjetin ndërkombëtar të specializuar në shërbimet e studentëve, ISIC është pasaporta juaj në më shumë se 32.000, dobi, dhe lirime për mallërat dhe shërbimet në 106 shtete anekënd botës.
http://www.isic.org |