![]()
Fjala e Rektorit
Universiteti “Universum” është Institucion i Arsimit të Lartë Privat, i themeluar në vitin 2004, vazhdimësi e punës së suksesshme të Kolegjit të parë Privat Kosovar - Kolegjit “AGA XHITE” – Ferizaj dhe i cili ka për mision “të ndërtoj një bërthamë të fuqishme akademike universitare, me qëllim të transformimit psikologjik dhe akademik të shoqërisë kosovare në tërësi”, duke u angazhuar për ndërlidhje sa më të gjëra universitare me moton “Për një arsimim me përmasa globale.”
Ne jemi të orientuar në krijimin e Liderëve, duke u përcaktuar kështu për një kualitet sa më të lartë akademik, me një metodologji unike të punës, gjithmonë duke i dhënë përparësi nevojave dhe kërkesave të studentëve.
Në Universum ju do ta gjeni stafin më të përzgjedhur akademik, administratën më fleksibile dhe të përkushtuar, unionin më aktiv të studentëve dhe projektet suplementare më të avancuara në arsimin privat në Kosovë.
Unë Ju garantoj, se i gjithë stafi i Universitetit Universum do të jetë afër Jush gjatë gjithë studimeve tuaja, duke u angazhuar që Ju të arrini nivelet më të larta të diturisë, përvojave më të pasura ndërkombëtare dhe aktivitetet sa më të bujshme socio-kulturore. Prandaj, të gjithë Ju të cilët do ti filloni studimet tuaja universitare, Ju ofrojmë një alternativë shumë kualitative akademike, duke Ju ofruar kështu “një arsimim me përmasa globale”.
Mirë u pafshim, në Universitetin Universum!
Prof. Dr. Musa Limani, Rektor