Kampusi

Universiteti Universum është i vendosur në një lokacion të përshtatshëm në lagjen Veterrnik, afër magjistrales Prishtinë – Shkup, përball qendrës më të madhe tregtare në Prishtinë – Grand Store.
Objekti ka një sipërfaqe prej 3182 m2 në të cilin ka një amfiteatër, mbi 20 dhoma mësimi me kapacitet nga 20-30 student të pajisura me mjetet për konkretizim audio dhe vizual dhe lidhje me internet; bibliotekën me më shumë se 3000 tituj shkencor dhe publicistik; laboratorin e kompjuterëve me mbi 30 kompjuter; shërbimet administrative dhe studentore; kafeterinë (Quick Café) dhe restorantin; hapësirë të gjelbëruar; fushat për sport dhe rekreacion si dhe parking të mjaftueshëm.

Ju mund të kaloni ditën duke mësuar në bibliotekën e Universitetit, duke u ushqyer apo pirë kafe në njërën nga bifetë apo duke u relaksuar në Grand Store, e cila gjendet mu përball kampusit të Universitet.

Universieti Universum organizon edhe transport qarkor për studentët në relacionin Prishtinë – Kampus gjatë gjithë ditës.

 

Akomodimi në konvikt

Universiteti disponon me konvikt modern, me mbi 25 dhoma për 2-4 persona, të mobiluara në mënyrë adekuate dhe lidhje interneti. Studentët mund të shfrytëzojnë sallën e leximit për konviktor, të shikojnë TV apo të shfrytëzojnë internetin në sallën e kompjuterëve. Gjithashtu, në kuadër të qëndrimit konviktor, janë të përfshira edhe 3 shujta ditore, mirëmbajtja dhe sigurimi.