Bashkëpunimi ndërkombëtar
Universiteti është i përcaktuar në krijimin e përvojave ndërkombëtare për studentët e vet duke u nisur nga motoja ”për një arsimim me përmasa globale”.
Universum është anëtar i plotë në Global College Network, është përfaqësues për Kosovë i Anglia Network Europe dhe është i binjakëzuar me Chichester College në Angli.
Shumë profesor vizitor ndërkombëtar kanë mbajtur ligjerata në Universitetin Universum gjatë këtij viti.
Arnold Augustijn, Drejtor i Anglia Network Europe, udhëhoqi Konferencën e Dytë të Rrjetit të Anglias në Kosovë ku morën pjesë mbi 90 mësimdhënës të gjuhës angleze nga e gjithë Kosova.
Maximilian Foedinger, profesor dhe konsulent i njohur me përvojë në kompanitë më të mëdha të konsultimeve në botë, ka mbajtur dy cikle të trajnimeve intensive një javore në Marketing dhe Marketing Strategjik.
Partnerët ndërkombëtar të Universitetit Universum:
- Global College Network
- Chichester College, UK
- Nagasaki Junior College, Japan
- Nagasaki International University, Japan
- Free University of Brussels, Belgium
- ROC West Brabant, Holland
- Johnson County Community College, USA
- National Technical University of Athens, Greece
- Hacetepe University, Turkey
- Koç University, Turkey
- German Institute for Education and Development, Germany
- Pauliskolan, Sweden
- Intersprog, Denmark
- Beijing USA College of Languages, China
- Union University of Beijing, China
- Bangkok School of Management, Thailand
- Kyongbuk University of Foreign Languages, South Korea
“Bashkëpunimi me Universitetin Universum ka qenë shumë i frytshëm që nga anëtarësimi i tyre në Global College Network dhe Anglia Network Europe. Sot, Kosova është vendi më aktiv nga të gjitha shtetet anëtare të Anglias falë përkushtimit të Universum. Mendoj se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe për një kohë shumë të gjatë në të ardhmen”.
Arnold Augustijn, Drejtor i Anglia Network Europe
Partnerët Kombëtar
