'Bashkohuni me mendjet më të ndritura të shkencës.'
Sistemi i Shkollimit dhe Planprogramet Universiteti Universum punon sipas sistemit të tri cikleve (3+2+3) në përputhshmëri me Deklaratën e Bolonjës, duke ofruar kështu studime deri-diplomike (Bachelor degree) dhe studime postdiplomike (MA, MS, MBA) në bashkëpunim me partnerët e vet strategjik. Planprogrami është i bazuar nga punimet e Këshillit Akademik të Universitetit, nga nevojat e tregut të punës dhe nga implementimi i Deklaratës së Bolonjës, gërshetime këto të cilat na sjellin një plan program më te avancuar dhe fleksibël. Gjuha bazike e studimit për studime deri-diplomike është Gjuha Shqipe dhe me mundësi te zgjedhjes se disa lëndëve në gjuhën angleze, ndërsa për studimit e ciklit të dytë është gjuha angleze. Të gjitha kurset e ofruara janë modulare (semestrale) dhe sipas parimit të Sistemit Europian të Transferit të Kredive (ECTS), gjë që lehtëson edhe pranimin tonë në arenat ndërkombëtare. Përveç lëndëve profesionale varësisht nga drejtimi, Universiteti ofron edhe lëndë nga: Gjuhët e Huaja (gjuha angleze e obligueshme për 6 semestra), lëndët nga teknologjia informative (IT Skills, Programim, Excel për Biznes etj), Lidership etj., në mënyrë që studentët të përfitojnë njohuri të përgjithshme nga fusha të ndryshme.
“Studimet në Universum janë shumë interaktive. Ne punojmë në grup prej 20 studentësh, dhe profesorët janë gjithmonë afër për të na ndihmuar. Shpresoj se njohuritë dhe përvojat e fituara gjatë studimeve do të më mundësojnë një karrierë të sigurt në diplomaci”. Islam Sylejmani, student i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Administratës Publike |
Stafi Akademik Stafi akademik është i përbërë nga profesorët më të zgjedhur dhe me përvojë punë në Universitetet tona kombëtare, si dhe profesorë ndërkombëtar nga Universitetet e Global College Network (GCN) dhe universitete tjera në rajon dhe më gjerë. Prof. Dr. Musa Limani, (ish ministër i Ekonomisë, drejtor i Institutit Ekonomik),
|