Banka dhe Financa
BA në Biznes dhe Menaxhment
Drejtimi: Banka dhe Financa
Programi për BA në Biznes dhe Menaxhment është program multidisiplinar i hartuar për
t’i pajisur studentët me njohuritë dhe teknikat biznesore dhe administrative. Kjo përfshinë
shkathtësitë e nevojshme për planifikimin strategjik, aktivitetet e vendimmarrjes, si dhe
aktivitetet e menaxhimit dhe kontrollit te bizneseve.
Drejtimi Banka dhe Financa ka për qëllim përgatitjen e studentëve për një fillim
të suksesshëm të karrierës në botën e bankave, sigurimeve, menaxhimit të aseteve,
kontabilitetit dhe raportimit, apo fushave të tjera financiare.
Studentët e të gjitha profileve ndjekin kurset e përgjithshme gjatë katër semestrave të
parë të studimit, ndërsa kurset specifike të çdo profili ndiqen gjatë dy semestrave të
fundit, respektivisht vitit të tretë të studimeve.
Viti i I-rë:
Bazat e Menaxhmentit,
Ekonomi I (Mikroekonomi),
Metoda kuantitative I (Matematikë),
Metodat e Hulumtimit në Biznes,
Ekonomi II (Makroekonomi),
Psikologji dhe Shkenca Bihevioristike,
Parimet e Kontabilitetit,
Metodat Kuantitative II (Statistika),
Përgjegjësia Sociale dhe Etikës,
Shkathtësi në Komunikim,
Gjuhë Angleze I dhe II.
Viti i II-të:
Marketing,
Kontabilitet Financiar,
Menaxhim i Burimeve Njerëzore,
Ndërmarrësi dhe Menaxhimi i VMN-së,
Integrime Ekonomike Evropiane,
Sjellje Organizative,
Financat e Korporatave,
Lidership dhe Negociata,
Shkencë, Teknologji dhe Inovacion,
Programi Internship dhe Projekti,
Gjuhë Angleze III dhe IV.
Viti III-të:
Financat e Korporatave,
Tregjet Financiare Ndërkombëtare,
Analizat e Deklarimit Financiar,
Veprimet Bankare dhe ato të Bankave,
Menaxhimi i riskut,
Financa publike,
Auditimi dhe hulumtimi, etj.