Programet e Shkėmbimit
Universum ka programe të ndryshme shkëmbimi me institucione nga gjithë bota.
Programet e Shkembimit ne Universum
Ofrohen mundësi studimi për një semestër në këto
institucione:- Chichester College, Angli (www.chichester.ac.uk) – studime te gjuhes angleze- Kadir Has University, Turqi (www.khas.edu.tr/en) – Biznes, Administrim Publik, Marredhenie
Nderkombetare- Ozyegin University, Turqi (http://ozyegin.edu.tr/Default.aspx?lang=en-US) – Biznes - GEA College, Slloveni (www.gea-college.si), Slloveni – Biznes, Ndermarresi
Si mund të aplikoj?
Aplikacioni plotësohet online nga webfaqet e universiteteve përkatëse dhe duhet të vërtetohet nga Arlinda Berisha. Të interesuarit kontaktojnë Arlinda Berisha në arlinda@universum-ks.org.
Cka është programi i shkëmbimit?
Përmes këtij programi ju mund të studjoni një semestër në një nga këto institucione partnere dhe të transferoni kreditë tuaja në Universum.
Ju merrni të njëjtat lëndë sikur studentët e tjerë në atë institucion ku shkoni dhe jeni student i rregullt. Gjithsesi, programi i shkëmbimit nuk ju mundëson të merrni diplomë nga ai universitet por vetëm nga universiteti dërgues (në këtë rast – Universum).
Cfar shpenzime mbulohen?
Përmes programit të shkëmbimit ju nuk paguani pagesën e studimeve në institucionin ku shkoni por vetëm në Universum. Gjithsesi, shpenzimet tjera sic janë ato për jetesë duhet të mbulohen nga vet studenti pasi Kosova nuk është ende pjesë e LLLP Erasmus të Bashkimit Evropian. Këto shpenzime përfshijnë pagesën e banesës, jetesës, udhëtimit dhe vizës.
Varësisht nga shteti ku shkoni, kjo mund të jetë nga 1500 deri në 3500 euro për një semestër.
Ju inkurajojmë ti shfrytëzoni gjitha këto mundësi për ndërkombëtarizim të cilat Universum i ofron.
Programet tjera të shkëmbimit janë:
12 bursa në Chichester College të Anglisë
2 bursa në Nagasaki International University
1 bursë në University of Chichester (si pjese e GCN)
bursa të ndryshme semestrale dhe vjetore në Tailandë, Kinë, Kore të Jugut, Japoni, Holandë, Suedi dhe Danimarkë.
Programi Puno dhe udhëto në SHBA (Work & Travel in USA)
Nga viti 2007 Universiteti Universum në bashkëpunim me Zip Travel nga Maqedonia ka organizuar programin ‘puno dhe udhëto në SHBA’. Përmes këtij programi, studentët mund të punojnë në SHBA gjatë 4 muajve të verës dhe njëkohësisht të shëtisin një nga vendet më të zhvilluara në botë, SHBA-të. Deri tani, 18 studentë kanë përfituar nga ky program.
Për më shumë informata lidhur me programet e shkëmbimit kontaktoni:
Burim Haliti,
Zyrtar për Marrëdhënie me Jashtë
Kolegji Universum, Kati III
Veterrnik, pn, Prishtinë
info@universum-ks.org
Tel. 038 602 186