Partneritetet Ndėrkombėtare

Më poshtë do ti listojmë zhvillimet ndërkombëtare në Universum:

Anëtarësimet në Organizata Ndërkombëtare

Global College Network (GCN).

Në shtator të 2005, në konferencën vjetore të mbajtur në Etten Leur të Holandës, Universiteti Universum është pranuar anëtar i plotë në Global College Network.

Global College Network (GCN) është një rrjet i përbërë nga 15 kolegje dhe universitete nga Anglia, Holanda, SHBA, Suedia, Danimarka, Japonia, Kina, Korea e Jugut, Tailanda dhe Kosova, të cilat kanë për qëllim shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve në mës të këtyre dy institucioneve.

Anglia Network Europe

Që nga Shtatori 2005, Universiteti Universum është përfaqësues për Kosovë i Rrjetit për certifikim ndërkombëtar në gjuhën angleze, Anglia Network Europe. Universum ka krijuar rrjetin kosovar, në cilin bëjnë pjesë mbi 140 mësimdhënës nga afër 70 shkolla fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova si dhe qëllim ka stimulimin dhe strukturimin e gjuhës angleze përmes organizimit të certifikimit, trajnimit të mësimdhënësve, kampeve dhe shkollave verore etj. Në websajtin zyrtar www.AngliaNetwork.eu mund të merrni informata edhe në gjuhën shqipe.

European Association for International Education (EAIE).

Nga Janari 2008 Universiteti është bërë anëtar i këtij asociacioni. Përfaqësuesi i Universitetit Universum Alejtin Berisha, mori pjesë në forumin ekzekutiv të mbajtur në Berlin me 1 Mars me temën: “Inovacioni në arsimin e lartë, ç’far agjende kërkimesh shkencore është e nevojshme”.

Binjakëzimet me institucione ndërkombëtare

Chichester College, Angli.

Në nëntor të 2005, Universiteti Universum binjakëzohet me Chichester College, fitues i ‘Queen Anniversary Prizes’ për ndërkombëtarizim. Përmes këtij binjakëzimi të dyja institucionet do të punojnë më afër në shkëmbim të përvojave, stafit dhe studentëve. Gjithashtu, që të dy institucionet mund të përdorin identitetin e njëra tjetrës në të gjitha aktivitetet promocionale. Deri më tani afër 100 studentë kanë qenë pjesë e Chichester College në programe të ndryshme shkëmbimi. Si rrjedhojë e këtij binjakëzimi është edhe ideja e realizimit të një programi të përbashkët HND (Diplomë e shkollës së lartë) në Biznes dhe Turizëm. Ideja është që programi të ketë të njejtën rrjedhë, dhe studentët në Kosovë të kenë të njëjtat materiale, ligjërata, detyra dhe provime me ata në Chichester. Programi është i akredituar nga EDEXCEL në Angli.

Hawaii Tokai International College, SHBA.

Në Shkurt 2008, Universiteti Universum u binjakëzua me Hawaii Tokai International College nga Hawaii, SHBA. Presim që së shpejti të fillojmë shkëmbimet e studentëve me këtë institucion. Përndryshe HTIC ka kampusin në njërën nga plazhet më të bukura të botës, plazhin Waikiki në Honolulu të Hawaiit.

Memorandumet e Bashkëpunimit

Brenda periudhës 3 vjeçare të funksionimit Universiteti është angazhuar në krijimin e lidhjeve sa më të mëdha me Universitete dhe Kolegje nga e gjithë bota përmes memorandumeve të bashkëpunimit. Këto memorandume zakonisht përfshijnë sferat e shkëmbimit të përvojave, stafit dhe studentëve, organizimin e përbashkët të kërkimit shkencor, konferencave apo simpoziumeve të ndryshme dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit. Deri me tani janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me këto institucione:

  • Hacettepe University, Turqi.

Me këtë Universitet është arritur marrëveshje 5 vjeqare në fushat e cekura më lartë. Së shpejti, presim aplikimin për programin e përbashkët të studimeve në fushën e farmacisë, si dhe dërgimin e grupit të parë të profesorëve dhe studentëve nga Kosova në këtë Universitetit.

  • Technological Education Institute of Athens, Greqi

Prof. dr. Tilemachos Koliopoulos, nga TEIA është profesor vizitor në Menaxhim të mjedisit në Universitetin Universum si dhe bashkëpunëtor profesional i Institutit për Hulumtime dhe Konsulencë.

  • Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Dy grupe nga të dyja Universitetit janë duke punuar në krijimin e ligjëratave të përbashkëta audio-vizuele përmes video konferencave.

  • Universiteti Marin Barleti, Shqipëri.

Është njëri nga universitetet më prestigjioze private në Maqedoni. Stafi drejtues, akademik dhe studentët kanë bërë vizita të ndërsjella në shërbim të këmbimit të përvojave.

  • Tallinn University of Technology, Estoni.

Në bazë të kësaj marrëveshje, Universiteti Universum është përfaqësues ligjor i TUT për Kosovë, duke i mundësuar të gjithë studentëve nga Kosova regjistrim përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar në Universum, duke përfituar bursë fillestare prej 20%.

  • Hollborn College, Angli.

Universiteti Universum është përfaqësues për Kosovë i këtij Kolegji. Gjithashtu është arritur marrëveshje e dërgimit të stafit të Universitetit për studime post-diplomike në këtë Kolegj, me bursë 50%.

  • Kaplan International Colleges, Angli.

 

Universiteti Universum ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me 4 Kolegjet, pjesë e Kaplan International Colleges sic janë:


Sheffield International College (University of Sheffield)
Liverpool International College (Liverpool University)
Glasgoë International College (University of Glasgoë)
Notingham International College (Notingham Trent University)

Universum University College TV Ad 2012