Projekte

Projektet Hulumtuese
Aktualisht, Universum udhëheq me tri projekte hulumtuese, gjegjësisht  ‘the Business Outlook’, Barometrin e Punësimit dhe .

Business Outlook
Business Outlook është projekt hulumtues 10-të vjeçare, i cili ka për qëllim,  mbi baza vjetore, të masë trendet dhe lëvizjet në ambientin e biznesit në Kosovë. Business Outlook kontribuon ne avancimin e stafit dhe studenteve. Në njërën anë, studentët e Universum realizojnë mbledhjen e të dhënave komplekse që nevojiten për konstruktimin e analizës kualitative, përderisa stafi mbi bazën e të dhënave gjegjëse plotëson të dhënat  kuantitative me analize kualitative.  Thënë kjo, Business Outlook paraqet momentumin e përformancës së biznesit, dhe parashikon mungesat dhe/ose sfidat e këtij te fundit. Duke vepruar në ketë mënyre, Business Outlook, I publikuar në fillim të çdo viti, shfaq, për komunitetin e biznesit, investitorët e jashtëm dhe institucionet publike, trendet aktuale te përformancës dhe lëvizjet e parashikuara në sektorin e biznesit ne Kosovë, duke i ndihmuar këta të fundit të qartësojnë politikat dhe të relaksojnë ndërhyrjen e tyre në biznes.

Barometri i Punësimit
Barometri i Punësimit, poashtu është projekt hulumtues 10 vjeçar, i cili qëllimin në matjen e trendeve dhe lëvizjeve/zhvendosjeve në tregun e punës në Kosovë. Barometri publikohet një here në vit, dhe realizohet në bazë të punës së studentëve dhe analizës akademike të stafit. Barometri i Punësimit tregon indikatorët aktual në tregun e punës në Kosovë, dhe parashikon mungesat dhe /ose perspektiven e këtij te fundit. Në atë linjë, Barometri i Punësimit informon politikë-bërësit, investitorët privat, pronarët e bizneseve etj, mbi ndërmarrjen e  hapave të nevojshëm për përmirësimin e sfidave ekzistuese, si dhe mbi realizimin e intervenimeve të ardhshme që nevojiten  për tejkalimin e sfidave të parashikuara.


"Të bërit biznes në Kosovë"  Seria e Analizave të Politikave është një seri e punimeve kërkimore që diskutojnë, kuantitativsht masin, kualitativisht analizojnë, dhe teorikisht testojnë shtrirjet dhe sfidat momentale të ambientit të biznesit në Kosovë. Seria kontribuon në zgjerimin, dhe në ca shkallë,  inovacionin e debatit mbi politikat e biznesit në Kosovë, ndër-varshmërinë regjionale të kësaj të fundit, dhe kohë pas kohe, interferencën e trendeve të biznesit global në përformancën e biznesit  në Kosovë. Seria e analizave kanë qëllim të informojnë politike-bërësit dhe akademikët, për mungesat dhe perspektivën e biznesit në Kosovë, nëpërmjet angazhimit  për ofrimin e zgjidhjeve të politikave dhe drejtime nga praktikat e  ekonomive më të zhvilluara.
Secila analizë e hartuar si pjesë e kësaj serie, kalon nëpërmjet një shikimi rigoroz shkencor dhe recensues (peer-review procedure) i realizuar nga Komiteti Ndërkombëtarë I Kërkimit Shkencorë të Universum, përderisa lejojnë secilin autorë që të shpreh pikëpamjet e tij/saj në bazë të vlerave të politikave. Secila analizë e përfunduar e kësaj serie, publikohet nga  Universum College Press dhe bëhet publike online. ‘Business in Kosovo’ Seria e Analizave të Politikave është e para e këtij llojin në Kosovë, dhe fuqimisht ka promovuar studimin e politikave, nga të dy pikëpamjet,  së pari nga pikëpamja e tregut,  dhe së dyti ajo e qeverisë, si mjet për të qene i mirë informuar dhe I aftë për të adresuar zgjidhje politikash racionale.

Universum University College TV Ad 2012