Studimet Master
Master në Menaxhment
Programi Master në Menaxhmet ofron të gjitha mundësitë për zhvillimin e njohurive akademike mbi biznesin dhe funksionet kryesore të menaxhimit duke i përgatitur studentët për një karrierë të shkëlqyer në pozita menaxheriale apo duke i aftësuar ata për t’u bërë ndërmarrës të suksesshëm.
Fushat e studimeve u mundësojnë studentëve që të specializohen në një nga drejtimet e caktuar të programit:
Menaxhment
Financa
Biznes Ndërkombëtar
Ç'far e dallon programin Master nё Universum?

1. Pёr çdo student tё master, iPad falas!
2. Program i zgjeruar i bursave dhe lehtёsirave financiare.
3. Mbёshtetje nga British Council nё Kosovё dhe universitete me renome ndёrkombёtare.
4. Program i vecant, i ofruar nё formё modulare dhe me mbёshtetje online.
5. Mundёsi specializimi nё Menaxhment, Financa apo Biznes Ndёrkombёtar.
6. Profesorёt nga shkollat mё tё mira tё biznesit nё Botё (shih CV’tё mё poshtё).
7. Mundёsi pagese nё 12 kёste.
Programi i studimeve
Lёndёt e pёrgjithshme (pёr tё tri drejtimet):
Njerëzit dhe organizatat
Metodat e hulumtimit nё biznes
Marrja e vendimeve financiare
Ekonomiksi Menaxherial
Menaxhimi i Marketingut Strategjik
Disertacioni / Projekti i diplomimit
Drejtimi Financa (3 lёndё profesionale dhe 1 zgjedhore nga drejtimet tjera):
Analiza Financiare
Strategjia Financiare
Tregjet Financiare Ndёrkombёtare
Drejtimi Menaxhment (3 lёndё profesionale dhe 1 zgjedhore nga drejtimet tjera):
Menaxhimi i Organizatave
Menaxhimi i Projekteve
Menaxhimi i Ndryshimit dhe Inovacionit
Drejtimi Biznes Ndёrkombёtar (3 lёndё profesionale dhe 1 zgjedhore nga drejtimet tjera):
Menaxhimi ndёrkombёtar i resurseve njerëzore
Ekonomia Globale
Menaxhimi ndёrkombёtar i marketingut
Stafi akademik
Bersant Hobdari, Ph.D, Copenhagen Business School
Bersant Hobdari është profesor në Copenhagen Business School të Danimarkës dhe profesor visitor në shumë universitete prestigjioze botërore. Përveç titullit Ph.D në Business dhe Economics, profesor Hobdari ka bërë një pjesë të studimeve postdiplomike në Charles University të Republikës Çeke dhe studimet Msc.në Ekonominë e Aplikuar nga Institutin për Studime të Larta në Vienë, Austri. Bersant Hobdari punon si profesor i asocuar në Kolegjin Universum dhe është bartës i lëndëve Metodat Kërkimore në Menaxhment dhe Strategji Biznesi.
Elvira Sojli, Ph.D, Rotterdam School of Management
Elvira Sojli ka doktoruar në Financa nga Ёarёick Business School të Anglisë, i radhitur në vendin e tretë në listën e universiteteve më të mira të Britanisë së Madhe. Profesoresha Sojli ka eksperiencë ndërkombëtare në mësimdhënie dhe gjithashtu punon si asistent profesoreshë në Rotterdam School of Management të Holandës. Sojli njihet si ekonomiste e shquar dhe ka punuar si e tillë në Bankën Qendrore të Kanadës, Bankën Qëndrore të Norvegjisë, dhe Bankën Qëndrore të Shqipërisë. Studentët e Kolgjit tanë do të kenë mundësinë të ndjekin lëndën Tregjet Financiare Ndërkombëtar me profesoreshën Sojli.
Evis Sinani, Ph.D, Copenhagen Business School
Evis Sinani ka titullin e doktorit të shkencave në Business Economics nga Copenhagen Business School të Danimarkës dhe ka bërë një pjesë të studimeve të doktoraturës në disa universitete të mëdha Evropiane si Catholic University of Leuven të Belgjikës, Charles University të Republikës Çeke, KUB të Holandës. Me një eksperiencë ndërkombëtare në mësimdhënie dhe aftësi të dalluara hulumtimi, Sinani ka të publikuara një numër të madh të studimeve dhe është anëtare e disa grupeve akademike, Academy of International Business (AIB), Academy of Management (AOM), European International Business Association (EIBA), etj. Si profesoreshë në Kolegjin Universum, Sinani është bartëse e disa lëndëve në programin Master në Menaxhment.
Dr. Fisnik Bytyqi, Kolegji Universitar Universum
Fisnik Bytyqi është ligjërues në Universum dhe drejtor i programit Master në Menaxhment. Ai ligjëron lëndët: Njerëzit dhe organizatat, Menaxhimi i Resurseve Njerëzorë dhe Sjelljet organizative. Fisniku ka doktoruar në Administrim Biznesi në Sёiss Management Centre me koncentrim në kulturën organizative të ndërmarrjeve publike në Kosovë. Ai gjithashtu ka një MSc në Menaxhimin e Resurseve Njerëzorë nga LaRoche College në SHBA dhe ka përfunduar me sukses të lartë fakultetin ekonomik në Prishtinë.
Ai punon në PTK si menaxher në departamentin për resurse njerëzore dhe ka publikuar në shumë revista ndërkombëtare shkencore. Fisniku gjithashtu është ligjërues në University of Maryland University College që nga viti 2006.
Dr. Aleksandёr Biberaj, Universiteti i Tiranёs
Dr. Aleksandёr Biberaj ёshtё profesor, menaxher, politikan dhe diplomat i njohur ndёrkombёtar. Ai shёrbeu si Zv. President i Asamblesё Parlamentare tё Kёshillit tё Evropёs (KiE), deputet nё Parlamentin e Shqipёrisё nga 2001-2009 dhe Kryesues I delegacionit tё Shqipёrisё nё Kёshillin e Evropёs (KiE). Dr. Biberaj ka ligjёruar pёr mёse 10 vite nё Universitetin e Tiranёs nё lёndёt e menaxhmentit. Ka ka qenё drejtor i Alb Telekomit pёr mё tepёr se 5 vite.
Dr. Biberaj ka njё PhD nga Universiteti i Tiranёs nё Menaxhment, MBA nga Universiteti i Nebraskёs dhe ka pёrfunduar me sukses tё lartё fakultetin inxhinierisё nё Universitetin Politeknik tё Tiranёs.
Prospekti i Karrierës
Kualifikimi në njërin nga drejtimet e lartëpërmendura do të ju hap horizontin e mundësive për një karrierë të suksesshme, pavarësisht a jeni në vitet e para të jetës profesionale apo keni vendosur të bëni një pauzë në mes të karrierës dhe të gjeni sërish prirjet dhe talentet tuaja në një univers të ri të mundësive. Të diplomuarit në këto drejtime do t’i posedojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për të udhëhequr pozita menaxheriale në organizatat dhe institutcionet lokale dhe ndërkombëtare. Punëdhënësitë jo vetëm që do t’i njohin aftësitë dhe ambicient tuaja pasi që keni një kualifikim të nivelit Master, por gjithashtu nga fakti që ky titull do të ju pajis me të gjitha kompetencat dhe aftësitë që kërkohen nga menaxherët profesional të botës moderne.
