Sigurimi i Cilėsisė
Principet kryesore të Ruajtjes së Cilësisë
Qasjet mbi ruajtjen e cilësisë janë të bazuara në këto principe kryesore:
- Përgjegjësia nga Bordi Drejtues për standardet e ruajtjes së cilësisë
- Involvimi I studentëve dhe nëpunësve potencial nëpërjmet formës së dhënies së këshillave, mendimeve, konsulencave dhe përfaqësimeve
- Proceseve për vlerësim të brendshëm dhe të jashtëm
- Konsulencave të ekspertëve tee jashtëm dhe agjentëve të tregut të punës para aprovimit të programeve dhe pjesëve përbërëse
- Evaluim i pjesërishëm (vjetor) si dhe radikal (tre vjeçar) i programit akademik
- Formimi i Komisioneve për Punë Këshilluese për Departament të caktuar
- Pranimi i principit për ruajtje të cilësisë nëpërmjet organizatave për hulumtimie shkencore për auditim të jashtëm për publikime shkencore, etikës si dhe sinqeritetit akademik
Proceset kryesore për ruajtjen e cilësisë
Procesi i ruajtjes së cilësisë përqëndrohet në mbajtjen e standardeve akademike të formimit tee kurikulumeve, përmbajtje dhe programe tee menaxhmentit, mbajtjen e standardeve akademike në hulumtimet shkencore, dhe përmirësimi i mësim nxënies për studentët. Proceset kryesore tee ruajtjes së cilësisë janë:
- Procesi i aprovimit të programeve akademike
- Procesi i vlerësimit, Monitorimi dhe auditimi Vjetorë
- Evaluim Periodik (3 vjeçar)
- Sistemet e huaja të vlerësimit
- Aprovimi Institucional dhe vlerësimi nga institucionet relevante
- Përvoja e studentëve
Qasjet në Ruajtjen e Cilësisë
Qasja në ruajtjen e cilësisë do të bazohet në sistemin e integruar ku do të ketë vlerësime të vazhdueshme të të dhënave (kualitative dhe kuantitative) nga burimet e brendshme si dhe nga jasht për të përmbajtur një promovim të vazhdueshëm Institucional.
Mjetet Kuantitiatvie
- Hulumtime semestrale/vjetore mbi mendimin e studentëve.
- Vlerësimi i lëndëve dhe moduleve nga studentët
- Statistika për monitorim vjetor të proceseve të të mësuarit (vijueshmëria, niveli i kopmletimit të studimeve si dhe rezultatet e studimeve në përgjithësi)
- Statistika nga vlerësimi vjetorë si dhe ai periodik
Mjetet kualitative
- Raportimi i vlerësuesve të jashtëm
- Raportet e akreditimit
- Raportet e vlerësimit të programeve të departamenteve
- Rezultatet të vlerësimeve periodike
- Vlerësimi i programeve, moduleve si dhe lëndëve nga ana e studentëve, nëpërmjet mekanizmave të dialogut të vazhdueshëm
- Përfaqësimi i studentëve
- Mekanizma të konsulencës nëpërjmet skemës së tutorimit
Politikat e Ruajtjes së Cilësisë
Ruajtja e cilësisë është inkorporuar në politikat institucionale që është vlerësuar dhe aprovuar nga Ad Hok komisioni:
- Rregullativa dhe doracakun për ruajtjen e cilësisë
- Rregulla për programet akademike
- Kodin për punë të mirë
- Stretegji të të mësuarit, mësimdhënies dhe vlerësimit
- Analiza deductive për shkallën e vijueshmërisë, kalueshmërisë si dhe notën mesatare
Çështjet mbi atë se si disa lloje të kontrollit të cilësisë janë refletuar në praktikë nuk mund të shpjegohen në një mënyrë të thjeshtë. Sa i përketë mekanizmave tjerë për kontrollin e cilësisë, rezulatet janë marrur dhe aplikuar nga departamenti dhe lidershipi i IU-s për të fituar një ndjenjë të satisfaksionet të studentëve në përgjithësi, dhe ato janë tee rëndësishme për zbulimin e dallimeve ndërmjet departamenteve dhe në të shumtën e rasteve ka çuar drejt aplikimit të masave për përmirësim. Pyetësori i aplikuar në çdo lëndë ka patur një efekt të menjëhershëm. Rezultatet janë analizuar nga zyrja për ruajtjen e cilësisë e cila zyrë pastaj prezenton rezultatet new Këshillin Akademik të Kolegjit. Në praktikë, përdorimi i pyetësorëve ka çuar mësimdhënësit të bëjnë ndryshime në lëndët e veta, dhe nganjëhere tek drejtuesit e departamenteve për të bërë ndryshime në atë se kush do të ligjeroj një lëndë të caktuar.
Mendimet e studentëve nuk mund të jenë arsyetim për të sforcuar ndryshime radikale, mirëpo ato tregojnë të metat, dhe mund të shërbejnë si mjet i rëndësishëm për vlerësim dhe ndryshim.
Përpos pyetësorit të studentëve, ruajtja e cilësisë ka mar në konsiderat inputet tjera siç janë rekomandimet e BAC, menaxhmenti i të dhënave (vijueshmëria e studentëve dhe kalueshmëria e studentëve) dhe observimet e orëve.
Efektet e konkrete të këtyre hapave janë:
- Rishikimi dhe ndryshimi i kurikulumit
- Rritja e stafit të rregullt, duke rekrutuar shkenctar të rinjë të cilat kanë diploma nga univerzitetet më të mira në botë;
- Njohtimi me qendrat e vlerësimit si dhe me vlerësues të jashtëm;
- Tutorialet e studentëve si mënyrë për të monitoruar progresin e studentëve:
- Trajnimi i stafit në mësimdhënie dhe metodologji:
- Kolekcioni i ri i librave në bibliotekën tone.