Menaxhmenti & Qeverisja
Kolegji Universitar Universum qeveriset nga (1) Bordi Drejtues, (2) Këshillit Akademik, (3) Shefi Ekzekutiv, (4) dhe trupat e tjerë siç janë përcaktuar me këtë Statut. Funksionet e organeve kryesore qeverisëse janë të rregulluara mbi parimet e respektimit të akteve normative, lirisë akademike, të përmbahen nga axhenda politike, si dhe respektimin e standardeve dhe të drejtave më të larta akademike.
Bordi Drejtues është trupi drejtues suprem i Kolegjit Universitar Universum. Përderisa Bordi Drejtues është krijues i politikave parimore, politikat e tij nuk mund të trajtojë çështje akademike as ato menaxheriale. Por, në përgjithësi ai mban përgjegjësinë përfundimtare për ecurinë, zhvillimin dhe drejtimin e politikave, miraton politikat e përgjithshme akademike dhe menaxheriale, emërimin (të kufizuar) të anëtarëve të Këshillit Akademik dhe Shefit Ekzekutiv.
Çështjet kryesore akademike janë pjesë e Këshillit Akademik, i cili rregullon politikat akademike, zbatimin e tyre dhe kontrollin e performancës. Ky organ gjithashtu krijon programet akademike, nxjerr udhëzues, plan programe dhe sigurisë të cilësisë. Gjithashtu, autorizon ndarjen e diplomave, përshkruan punët e studentëve akademik, promovon stafit akademik dhe monitoron performancën e përgjithshme akademike. Këshilli i cili është i drejtuar nga Rektori ka nëntë anëtarë të cilët shërbejnë në periudhë prej katër vitesh. Katër nga anëtarët vijnë nga departamentet e studimit, dy nga Departamenti për Kërkime, një është i zgjedhur nga Unioni i Studentëve, dhe dy të tjerët janë zgjedhur nga Bordi Drejtues. Si organ, Këshilli akademik autorizon Rektorin të prezantoj atë brenda dhe jashtë, të raportoj dhe monitoroj zbatimin e akteve normative akademike.
Organet tjera të Kolegjit janë të ndarë në departamente studimi dhe shërbime mbështetëse. Kolegji për momentin ka dy departamente studimi: Departamenti i Biznesit dhe Menaxhmentit dhe Departamentin e Shkencave Politike. Këto departamente janë të udhëhequra nga Dekanët të cilët janë përgjegjës për çështjet akademike dhe menaxheriale.