Konkurs për Menaxher të Marketingut

Kemi punë për JU

 

Informata për Reality  Show-in

Gjetja e një pune profesionale është me të vërtetë  e rëndësishme. Për këtë arsye ne kemi  lluar reality TV showin “Kemi punë për Ju”. Secilin muaj ne gjejmë një kompani e cila hap një pozitë të punës dhe i përzgjedhim 10 kandidatë nga të gjithë aplikuesit për atë vend pune. TV show i përcjell 10 aplikuesit e përzgjedhur që aplikojnë për punë, përgatiten dhe vazhdojnë më tej në intervistën për punë, vijojnë me detyrat që ndërlidhen me punën dhe përfundimisht njëri nga ata bëhet punëtor i ri në kompaninë përkatëse.

Aplikimi për punë dhe procesi i përzgjedhjes zgjat 1 muaj, dhe secilën javë mund të shikojmë kandidatët që garojnë për të dëshmuar se ata janë zgjedhja më e mirë për pozitën e hapur të punës. Çdo gjë është e vërtetë  – kompania, puna, kandidatët, detyrat, juria … Ky është një reality i vërtetë Televiziv pa skenar, por realitet i procesit të aplikimit për punë.

Informata për punëdhënësin e ciklit të dytë

Kolegji Universitar Universum është institucion i akredituar i arsimit të lartë, i cili ofron studime  në fushat e biznesit dhe shkencave shoqërore. Është sidomos i njohur për projektet e ndryshme ndërkombëtare, metodat inovative në mësimdhënie dhe kërkim shkencor dhe pro lin ndërmarrës. Përveç programeve të rregullta të studimeve, Universum po ashtu ofron edhe shumë kurse të ndryshme trajnuese dhe programe për zhvillim profesional si për klientët individual po ashtu edhe për organizata të ndryshme dhe biznese vendore e ndërkombëtare dhe për herë të parë në Ballkan, është aprovuar nga Edexcel në Britani të

Madhe të ofruar kuali kime profesionale të njohura ndërkombëtarisht.

Universum është vazhdimisht  në rritje në të gjitha sferat dhe për të mbështetur këtë rritje, ne kërkojmë të punësojmë një bashkëpunëtor të ri në pozitën e Menaxherit të Marketingut.

Pozita e punës: Menaxher i Marketingut

Menaxheri i Marketingut është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e kampanjave të ndryshme të rekrutimit të studentëve, zhvillimin e biznesit në fushat e zhvillimit profesional dhe konsulencës dhe menaxhimin  e marrëdhënieve me publikun.

Apliko nëpërmjet www.kosovajob.com

Shko prapa

Universum University College TV Ad 2012