Ligjërata Publike me Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës

Në Kolegjin Universitar “Universum” në Prishtinë, u mbajt ligjërata publike me guvernatorin e Bankës Qendrore z.Gani Gërgurin, me temën: Roli i BQK-së në sigurimin e stabilitetit financiarë.

Gjatë ligjëratës guvernatori elebaroj rolin e BQK-së në Kosovë, objektivat e BQK-së në Kosovë, gjithashtu u ndalë edhe tek kriza financiare dhe fiskale e Bashkimit Evropianë.

Guvernatori specifikoj që Banka Qendrore është e pavarur me ligj dhe buxheti dhe roli i BQK-së nuk i subordinohet Qeverisës së Kosovës dhe shprehi rezultatet pozitive të BQK-së në të gjitha fushatë.

Guvernatori ishte shumë i befasuar me përgatitjen e studentëve të Kolegjit Universitar "Universum" dhe shprehi inkurajimin që këta studentë të aplikojnë për punë në BQK dhe për punë praktike, që do të shpallet shumë shpejtë nga BQK-ja.

photo
Shko prapa

Universum University College TV Ad 2012