Ligjërata me drejtorin ekzekutiv të KIPRED-it
Në Kolegjin Universitar ‘’Universum’’, po vazhdon seria e ligjëratave publike me ekspertë të fushave të ndryshme.
Ligjërata e radhës në Kolegjit Univeristar ‘’Universum’’, u mbajt nga Ilir Dedaj, drejtorë ekzekutivë i KIPRED-it, me temën "Mundësitë e humbura që nga shpallja e pavarësisë dhe sfidat për të ardhmen në ngritjen e legjitimitetit ndërkombëtar të Kosovës".
Gjatë ligjëratës studentët patën mundësi të njihen më afër me funksionimin e diplomacisë, lëshimet dhe humbjet të cilat janë bërë nga diplomacia Kosovare .