Programi EDEXCEL
Programi i Edexcel-it është trupi më i madh kualifikues në Britaninë e Madhe që ofron kualifikime dhe testime akademike në programe të ndryshme qe janë kryesisht në fushën e aftësimit dhe arsimit profesional. Sot Programi i Edexcel-it ofrohet në më shumë se 25,000 shkolla të mesme, kolegje dhe universitete, është i pranishëm në më shume se 100 vende të botës dhe ka hiq më pak se 1.5 milionë studentë në mbarë globin. Kolegji Universitar Universum është instituti i parë në Ballkan që ofron kualifikime dhe testime nga Programi i Edexcel-it. Studimet në programin e Edexcel-it do të zgjasin 2 vite dhe janë ekuivalente me dy vite të Universitetit. Formati i këtij programi do të jetë 2+1, ku pas dy viteve studentët kanë të drejtë që të regjistrojnë vitin e tretë në Middlesex University apo Kolegjin Universitar Universum për të marrë diplomë Bachelor. Universum është akredituar nga Edexcel të ofrojë qualifikime të Nivelit të 4 dhe të 5 (Higher National Diploma) në Biznez, i cili do të perfshijë degët e Manaxhmentit, Marketingut, Kontabilitetit, Drejtesisë në Biznes dhe Resurseve Njerëzore. Poashtu, Kolegji Universitar Universum së shpejti do të ofrojë edhe programe të tjera në kuadër të Edexcel-it, siç janë: Shkenca Komjuterike, Zhvillim/Programim te Lojërave (Game Development), Turizëm, Hoteleri, Media Kreative, Agro Biznes, etj.
Për më shumë informata:
Uran Rraci
Programme Manager for Edexcel
Universum University College
Veterrniku p.n. Prishtina, Kosovo
Tel. +381 38 555 315
Mob. +377 45 447 477
uran.rraci@universum-ks.org
www.universum-ks.org