Studime nė Distancė

 

Qendra pёr Studime Online dhe nё Distancё Sistemi i studimeve nё distancё

Kolegji Universitar Universum po ashtu ofron studime nё distancё nё tё gjitha programet Bachelor dhe Master.

Studimet zhvillohen pёrmes platformёs e-learning, të cilat studentёt pranojnё:

-    Rregulloren e studimeve nё distancё
-    Materialin pёr lexim pёr secilёn lёndё
-    Listёn e rekomanduar tё librave
-    Listen e rekomanduar tё burimeve online
-    Ligjёratat nё power point

Gjithashtu, si pjesё e programit, organizohen tutoriale tё cilat mbahen cdo tё dytёn shtune, nga 5 ore gjithsej (1 orё pёr njё lёndё). Pёrvec kёsaj, studentёt mund tё caktojnё takime online (pёrmes skype) apo edhe ballё pёr ballё me secilin ligjёrues tё lёndёs, 1 herё Brenda dy javёve. Takimet zgjasin gjysёm orё.

Pse mësim në distancë?

Në përputhje me nenin 5 të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës dhe Strategjinë për qeverisje elektronike 2009-2015, Universum ofron mundësi të studimit në distancë gjithmonë duke synuar të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm intelektual, ekonomik e social të shoqërisë sonë.

Duke dashur që në mënyrë të vazhdueshme të mundësojë studime edhe për ata të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të marrin pjesë fizikisht në kampuset tona, Universum ofron mundësinë e mësimit në distancë, mësim ky i cili realizohet vetëm përmes aplikacioneve të ndryshme në internet.  Ju të cilët nuk keni mundësi të participoni fizikisht në kampuset tona, gjendeni jashtë Kosovës dhe dëshironi të fitoni njohuri dhe diplomë në bachelor, jeni të mirëseardhur. Ky program ofrohet vetëm për persona të cilët nuk jetojnë në Kosovë.


Përparësitë e mësimit në distancë:

-          Ti mund të ndjekës ligjëratën në kohën që ty të konvenon

-          Nuk nevojitet prezenca fizike

-          Ke kohën në dispozicion (ligjëratat janë dispozicion 24/7)

-          Nuk varesh nga vendi ku mbahen ligjërata (mund të mësosh në shtëpi, punë apo në rrugë)

-          Reduktim në shpenzime (reduktohen shpenzimet e transportit, ushqimit etj)

 

Për të gjitha informatat kontakto :

studimet.distance@universum-ks.org

 

Universum University College TV Ad 2012