Kosova Academy of Management
Çka është Kosova Academy of Management?
Ky projekt ka për qëllim mbështetjen e maturantëve nga shkollat e mesme të Kosovës dhe t’u jap atyre njohuritë bazike nga fusha e menaxhmentit, ndërmarrësisë, marketingut, shitjes dhe orientimit profesional në karrierë. Pas përfundimit, nxënësit pjesëmarrës do të pajisen me një Certifikatë për secilin që kalon testin që do të realizohet në fund të trajnimit. Projekti fillon nga 20 - 24 maj 2013 apo 3 - 7 qershor.
Të gjithë nxënësit pjesëmarrës në projekt, do të përfundojnë këtë program falas dhe pa ndonjë pagesë. Programi do të karakterizohet nga një frymë garuese dhe pjesëmarrësit do të vlerësohen me pikë në përfitimin e bursave.
Qëllimet e projektit janë:
- Orientimi për karrierë i maturantëve të Kosovës
- Njoftimi i maturantëve me menaxhimin modern të organizatave profitabile dhe jo profitabile
- Ngritja e kapacitetit të të rinjve lidhur me menaxhimin
- Zhvillimi i shkathtësive ndërmarrëse të maturantëve
Çfarë përmban Programi i KAM
Projekti parasheh ofrimin e një programi 10 orësh (1 javor) në menaxhim, marketing, bazat e planit të biznesit, integrime ekonomike evropiane dhe orientim në karrierë së bashku me dy vizita në kompani dhe ligjërata publike nga figura të njohura të biznesit.
Modulet që do të ligjërohen, janë:
Ø Kosova dhe BE: Sfidat dhe mundësitë
Ø Lidershipi: karakteristikat e tij dhe shembuj
Ø Menaxhimi ndërkulturor- dallimet dhe ngjashmëritë në kultura, pjesë e suksesit!
Ø Komunikimi publik- si të komunikojmë drejtë dhe qartë me publikun e gjerë?
Ø Marketingu dhe shitja- dallimet dhe ngjashmëritë!
Ø Ndërmarrësi: pse Kosova ka nevojë për ndërmarrës më shumë se për menaxher?
Ø Plani i biznesit- përgatitje për hartim të planit të biznesit
Ø Pronësia intelektuale- rëndësia e saj për mbrojtjen e të drejtave autoriale dhe të drejtave tjera
Ø Inovacioni- pse është i rëndësishëm për zhvillim të një vendi
Ø Zhvillimi profesional dhe orientimi në karrierë
Rëndësia e KAM
Ø Identifikimi i fushave të studimit, atraktive për të ardhmen e maturantëve
Ø Përgatitja një javore përmes ligjëratave dhe vizitave studimore
Ø Përfitimi i dijes nga ligjërues eminentë dhe me përvojë lokale e ndërkombëtare
Ø Përfitimi i bursës për studime
Ø Përfitimi i ndjenjës së të qenit student para se të filloj procesi akademik
Ø Parapërgatitje e shkëlqyeshme para fillimit të studimeve
Ø Orientimi për karrierë dhe përgatitja për treg pune
Si përfitohet bursa e studimit?
Fillimisht, të drejtën e konkurrimit për bursë studimi e kanë të gjithë maturantët të cilët aplikojnë dhe përzgjidhen për pjesëmarrje në KAM.
Përzgjedhja e kandidateve do të bëhet në bazë të intervistës paraprake.
Përzgjedhja e kandidateve për bursë do të bëhet në bazë të shkathtësive dhe njohurive të treguara gjatë trajnimit, të cilat do të vlerësohen me një ese e cila do të Ju jepet në fillim të programit dhe një testi vlerësues në fund të trajnimit.
Çfarë bursash ofrohen?
Maturantet pjesëmarrësit më të suksesshëm do të fitojnë bursa të ndryshme studimi në Universum për periudhën 1-3 vjeçare edhe atë:
Ø 2 studentët më të suksesshëm, fitojnë bursë të plotë studimi (3 vjeçare dhe bursë studimi një semestral në Britani të Madhe, Slloveni dhe Turqi).
Ø Vendi 3-6, fitojnë bursë të plotë studimi në Universum.
Ø Vendi 7-10 fitojnë bursë 50% studimi në Universum.
Ø Vendi 11-20, fitojnë bursë 30% studimi në Universum.
Ø Vendi 21-30, fitojnë bursë 20% studimi në Universum.
Ø Vendi 31-100, fitojnë bursë 10% studimi në Universum.
Lokacioni dhe datat e mbajtjes së trajnimeve për KAM:
Prishtinë 20 - 24 Maj apo 3-7 Qershor
Aplikacioni i kompletuar dorëzohet në email adresën visar.kastrati@universum-ks.org per trajnimet ne Prishtine apo tek armendberisha@universum-ks.org per trajnimet ne Ferizaj ose direkt në zyrën e administratës së Kolegjit Universum, Kampusi Ulpianë (përball Beni Dona). apo ne Kampusin ne Ferizaj.
Shkarko Aplikacioin
Kontakti
Për të gjitha aspektet akademike të Kosova Academy of Management (ligjëratat, vlerësimin, përfitimin e bursave) kontaktoni Visar Kastrati, Drejtor i Administratës në visar.kastrati@universum-ks.org apo +377 44 144 062 si dhe në info@universum-ks.org dhe www.universum-ks.org