Kėrkimi shkencor

Departamenti për Kërkime Shkencore është shtylla më qendrore e vizionit ndërkombëtar të Kolegjit Universitar Universum. Ky departament është risi në tregun e arsimit të lartë në Kosovë, pasi që i dedikohet kërkimit shkencor dhe publikimit të tij në shtëpitë botuese ndërkombëtare. Departamenti për Kërkime Shkencore bën studime në katër fusha: 1) menaxhimi i biznesit në Evropën Juglindore, 2) financimi publik në shtetet në tranzicion me vështrim në shtetet e Ballkanit Perëndimor, 3) administrimi i biznesit në ekonomitë tranzicionale, dhe 4) administrimi publik në procesin e integrimit evropian në Kosovë


Publikimet periodike:
1) Barometrin e Punësimit – një periodikal që mat trendet dhe dinamikat e lëvizjeve në tregun e punës në Kosovë,
2) Business Outlook – një periodikal që mat lëvizjet dhe dinamikat në percepcionin e bizneseve në Kosovë.


Gjithashtu ne botojmë periodikalin e konferencës ndërkombëtare kërkimore që organizon Kolegji Universum çdo vit në të cilin prezantohen kërkimet shkencore të studentëve të doktoraturës nga universitetet nga Evropa perëndimore dhe Amerika.
Përvec publikimeve periodike, Departamenti i Kërkimit Shkencor boton edhe publikime tjera në formë të Working paper series si dhe mbështet stafin e Universitetit të botojë në revista shkencore ndërkombëtare.

Universum University College TV Ad 2012